GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksion në Portin e Durrësit/ Dy të arrestuar, e pëson dhe një vajzë

11:01 - 30/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksion në Portin e Durrësit/ Dy të arrestuar, e pëson dhe një vajzë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në portin e Durrësit autoritetet policore kanë finalizuar aksionin e koduar “korridori”, teksa vunë në pranga një 32-vjeçar. Ai tentoi të hynte në Shqipëri duke përdorur dokumente të falsifikuara. Sipas njoftimit të autoriteteve janë vendosur nën hetim për këtë rast motra e 32-vjeçarit dhe një tjetër shtetas që ndihmoi në kryerjen e kalimit të jashtëligjshëm.

Sakaq, forcat e policisë kanë goditur një rast të kontrabandës së mallrave duke arrestuar një 50-vjeçar nga Kosova i cili po transportonte qindra paketa me cigare.

Njoftimi i policisë:

Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Korridori”, si rezultat i kontrolleve të shtuara në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Tentoi të hynte në Shqipëri, duke përdorur dokumente të falsifikuara, vihet në pranga 32-vjeçari.

Në hetim për këtë rast, një 36-vjeçare (motra e të arrestuarit) dhe një shtetas tjetër që ndihmoi për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Goditet në port edhe një rast i kontrabandës së mallrave. Sekuestrohen qindra paketa me cigare dhe vihet në pranga 50-vjeçari nga Kosova, i cili i transportonte ato.

Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në zbatim të masave shtesë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për qarkullimin e sigurtë dhe të lehtësuar të qytetarëve në hyrje/dalje, përgjatë ditëve festive, kanë goditur në kuadër të operacionit “Korridori”, 3 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë. Si rezultat,

-u arrestua në flagrancë shtetasi A. F., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasen L. F., 36 vjeçe, banuese në Shkodër (motra e shtetasit A. F.), për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteave” dhe “Falsifikimi letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke përdorur pajisje dedektuese të teknologjisë bashkëkohore, u konstatua se këta shtetas tentonin të hynin në territorin e RSH-së, me dokumente false.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë edhe për shtetasin T. Gj., 25 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasit A. F. dhe L. F., për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

-Gjithashtu, në kuadër të operacionit “Korridori”, u arrestua në flagrancë shtetasi H. I., 50 vjeç, me shtetësi kosovare dhe banues në Francë, pasi në automjetin që drejtonte, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: aksionDurrësport

Lajme të lidhura

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Para
Tritoli në banesën e efektivit, policia: U dëmtua një makinë dhe…

Tritoli në banesën e efektivit, policia: U dëmtua një makinë dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE
Breaking Views

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26

Eurokomisionerja Marta Kos ka reaguar pas takimit me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Ajo theksoi se...

Lexo më shumë
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com