GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksioni i SPAK/ Kush është administratorja e inceneratorit që përfundoi në pranga

09:03 - 29/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksioni i SPAK/ Kush është administratorja e inceneratorit që përfundoi në pranga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas Florian Muçës dhe Loran Dushës, SPAK ka vënë në pranga dhe Ariola Kodrën, Administratore e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV. Kjo e fundit, ka dëshmuar vetëm një herë në Komision dhe pse është thirrur vazhdimisht nga kryetarja Jorida Tabaku.

Kodra është pyetur në lidhje me njohjet me Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin për të cilët tha se nuk ka pasur takime nga afër pasi ka një staf që merret me këto gjëra. E pyetur nga Tabaku nëse ka pasur njohje me kryeministrin Edi Rama apo ministrin Damian Gjiknuri, Kodra tha se i njeh vetëm si politikanë dhe figura publike e se nuk ka pasur asnjë kontakt nga afër me ta.

Përsa i përket periudhës së punësimit dhe pagës që ka marrë nga Inceneratori i Tiranës babai i deputetit Alqi Bllako, Edmond Bllako, Tabaku nuk ka arritur që të marrë dot përgjigje. Kodra fillimisht tha se Bllako është punësuar e larguar para se ajo të bëhej administratore. Por kur Tabaku nxori të dhënat me pagat, administratorja ndërroi version dhe tha se babai i deputetit është punësuar para se të vinte ajo, por është larguar gjatë kohës që vetë Kodra ka qenë administratore e kompanisë.

Më herët, policia arrestoi Florian Muça, drejtori i AlbPetrol, dikur anëtar i Komisionit të Prokurimit për inceneratorin e Fierit dhe administratori aktual për inceneratorin e Fierit, Loran Dusha që u mor në pyetje nga Komisioni.

Në total, mësohet se janë 13 urdhër arreste, ndërsa pas ekzekutimit të tyre, pritet që të dalë me njoftim zyrtar për arrestimet. Kujtojmë se në kërkim për këtë çështje janë shpallur Mirel Mërtiri, Stela Gugallja si dhe Klodjan Zoto, ndërsa është arrestuar ish-ministri Lefter Koka.

Etiketa: inceneratoriSpak

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
16 gjërat brilante që njerëzit duhet të kishin krijuar shumë më herët

16 gjërat brilante që njerëzit duhet të kishin krijuar shumë më herët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com