GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzat e forta të ministrit Çuçi, Gjykata e Fierit: Nuk caktojmë masë më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokuroria

16:10 - 28/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat e forta të ministrit Çuçi, Gjykata e Fierit: Nuk caktojmë masë më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokuroria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Fierit është institucioni i radhës pas ILD-së që reagon pas akuzave të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi ditën e sotme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorë për lirimin sipas tij të kriminelëve nga qelitë.

Çuçi gjatë konferencës për mediat përmendi emrin e gjyqtarit Pirro Sota, i cili sipas tij liroi një person të arrestuar për armëmbajtje pa leje, Indrit Hoxhajn. Por gjykata e Fierit, thotë se ishte prokurori Erind Reovica që kërkoi masën “arrest shtëpie” dhe Pirro Sota i dha “OK”.

Për këtë arsye, thotë më tej gjykata “Nuk mund të caktojmë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori” duke u shfajësuar. “Ping pongu” mes institucioneve vazhdon.

REAGIMI I GJYKATËS SË FIERIT

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier u njoh me deklaratat publike të Ministrit të Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, ku ndër të tjera është përmendur edhe vendimmarrja e gjyqtarit Piro Sota, në lidhje me shqyrtimin e një kërkese penale, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit”.

– Ministri i Brendshëm Z. Çuçi deklaroi se: “Por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për këto vepra penale është 3 vjet heqje lirie.

Ju informojmë se: “Në datën 17/06/2021, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, është zhvilluar seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës penale me Nr. 60610-01514-62-2021 (912) Regj.Them., datë 16.06.2021 Regjistrimi, me palë kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e përfaqësuar nga Prokurori Erind Reovica, me objekt: “Vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit, për personin nën hetim I.H. (K.)”, i arrestuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga Neni 278/1 të Kodit Penal”.

– Prokurori Erind Reovica ka kërkuar: Të vleftësohet i ligjshëm arrestimi në flagrance ndaj personit nën hetim I.H. (K.) dhe të caktohet si masë sigurimi ndaj tij ajo e “arrestit në shtëpi” parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale.

– Gjyqtari Piro Sota në përfundim të gjykimit ka vendosur:

1-Te vleftesoje te ligjshem arrestimin ne flagrance te personit në hetim I.H. (K.), te dt.15.06.2021 ora 22:00.

2-Te caktoje si mase sigurimi ndaj personit në hetim I.H. (K.) ate te ”arresti ne shtepi”, te parashikuar nga neni 237 te K.Pr. Penal.

3-Urdhërohet personi në hetim I.H. (K.) të mos largohet nga banesa e tij ne lagjen (…….) , njësia administrative Dërmenas, bashkia Fier, pa leje të organit procedues.

4-Urdhërohet policia gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Fier për zbatimin e masës së sigurimit të arrestit në shtëpi.

5-Kundër këtij vendimi lejohet apel në gjykatën e Apelit Vlorë brënda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit.

Në vendimin e tij, gjyqtari Piro Sota ka arsyetuar ndër të tjera se: “Përsa i përket masës konkrete të sigurimit që do të caktojë ndaj të arrestuarit I.H. (K.), gjykata lidhur me kërkimin e prokurorit për të caktuar ndaj tij atë të “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.P, ka parasysh zbatimin e pikës 3 të nenit 244 të K.Pr.Penale”, në të cilën parashikohet shprehimisht që: “Gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori”.

Veprimtaria e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nuk mund të shkojë përtej asaj çfarë është parashikuar në ligj.

Duke Ju falenduar paraprakisht dhe duke Ju uruar punë të mbarë!

Lajme të lidhura

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Para
Çështjet bilaterale, Xhaferi në Parlamentin Europian:  Nuk duhet të pengojnë hapjen e negociatave

Çështjet bilaterale, Xhaferi në Parlamentin Europian: Nuk duhet të pengojnë hapjen e negociatave

TË FUNDIT

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla
Breaking Views

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla, e cila u përjashtua nga lista e anëtarëve disa ditë...

Lexo më shumë
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com