GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzat për pastrim parash, pezullohet çështja për Rezart Taçin

15:31 - 08/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat për pastrim parash, pezullohet çështja për Rezart Taçin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit çështjen ndaj Rezart Taçit, i cili u dërgua si i pandehur nga SPAK për akuzën e pastrimit të parave.

Çështja ndaj tij u veçua pasi Taçi, vijon të jetë ende në kërkim nga autoritetet, ndërsa seancat gjyqësore do vijojnë për dy të pandehurit e tjerë Bledar Lilon dhe Artur Ballën.

Më 28 tetor SPAK mbylli hetimet për këtë çështje, ku ndaj tre të pandehurve ngrit akuzat e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.  Në seancën paraprake, gjykata, pezulloi procesin ndaj biznesmenit, ndërsa të pandehur u morën Lilo e Balla, për tu përballur me akuzat e lartpërmendura.

SPAK ka arritur në përfundimin se Taçi, Balla dhe Lilo, në bashkëpunim me italianët Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

18.4 mln euro të mafies italiane “Cosa Nostra” u bllokuan në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri në nëntor 2021.

Ka qenë banka e nivelit të dytë e cila ka sinjalizuar prokurorinë për shumën e madhe të parave të cilat do të kalonin nëpërmjet një kompanie që ishte hapur nga biznesmeni i hidrokarbureve në vendin tonë, me destinacion final Singaporin.

Sipas institucionit të akuzës, këto veprime janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që paratë të transferohen në një tjetër bankë jashtë vendit. SPAK thekson se janë mbledhur prova se Taçi dhe dy personat e tjerë në këtë rast do të përfitonin një përqindje të caktuar nëse realizohej transferimi i parave jashtë vendit duke bërë në këtë mënyre pastrimin e tyre.

Rezart Taçi në atë kohë pati reaguar dhe mohoi akuzën e Prokurorisë së Posaçme. Biznesmeni i hidrokarbureve është i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK.

Lexo edhe: “Mund ta gjuash një njeri”, Berisha: Por kauza nuk vdes kurrë

Etiketa: akuzaKryesore1Pastrim parashRezart Taci

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Vdekja e të dënuarit në burgun e Shën Kollit, Ministria e Drejtësisë zbardh ngjarjen

Kapet me kokainë i dënuari në burgun e Drenovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com