GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Alarm demokratik”, ish ministri i ashpër me qeverinë: Miratuan 36 akte normative anti-ligjore

15:21 - 06/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Alarm demokratik”, ish ministri i ashpër me qeverinë: Miratuan 36 akte normative anti-ligjore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka konsideruar si “alarm demokratik” vendimin e qeverisë për të për të miratuar 36 akte normative vetëm vitin që shkoi, që sipas tij janë në kundërshtim me ligjin.

“Ej, ky është alarm demokratik! Vjet qeveria nxori 36 Akte Normative me fuqinë e ligjit. Pra plot 36 herë ajo vendosi të mos zbatojë ligjet në kuadër të shtetit. 36 herë vendosi që të mos i bindet vullnetit të ligjit të popullit.  Në këmbim ajo vendosi të imponojë vullnetin e saj, duke anashkaluar ligjet kuadër të vendosura nga Parlamenti, ushtruesi ekskluziv i sovranitetit të popullit”, shkruan Manjani.

Sipas tij, qeveria vendosi të përmbysë hierarkinë e të anashkalojë Kushtetutën me miratimin e tyre.

“36 herë qeveria politikisht vendosi të përmbysë hierarkinë e normave të shtetit; të anashkalojë vullnetin e sovranit, të nëpërkëmbë autoritetin kushtetues të Parlamentit. Të dërrmojë idenë e sundimit të ligjit në mënyrë të drejtë e të barabartë. Në disa prej herëve të 36-ta qeveria vendosi të dhunojë edhe liri e të drejta ligjore ndaj individëve. Vendosi të anashkalojë edhe vetë Kushtetutën”, tha ai.

Manjani shkruan se vitin që shkoi qeveria i nxori me justifikimin e pandemisë, ndërsa ngre pyetjen si do ia bëjë ketë herë. Ai thotë se këtë vit publikoi 28 akte normatike vetëm në korrik.

“Por, le të themi që vjet kishte një alibi: Pandeminë. Megjithëse edhe për të kishim ligj kuadër, por hajt më, Shqipëri hesapi dhe ta pranojmë deri diku që kishte një arsye të madhe. Po sivjet?! Deri në korrik 2021 qeveria vendosi të anashkalojë zbatimin e ligjeve kuadër të shtetit; autoritetin e Kuvendit; sovranitetin e shqiptarëve dhe sundimin e ligjit plot 28 herë!!!! 28 akte normative me masa të posaçme që shmangin buxhetin dhe hapin rrugë për abuzim me të!!! Po ta mbyllim Parlamentin se nuk u dashka më! Ti mbyllim dhe gjykatat se s’ka kuptim burgu për askënd kur qeveria nuk zbaton ligjet e parlamentit!!! Qeveria është dhunuesja më e madhe e Kushtetutës dhe ligjeve!”, shtoi ndër të tjera ish-ministri.

Në fund ai thekson se kjo është një provë që nuk qeverisemi më nga normat, por nga masat e posaçme, dhe se me këto statistika edhe parlamenti i Ugandës do ishte alarmuar.

Etiketa: akte normative

Lajme të lidhura

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin
Breaking Views

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën
Breaking Views

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26
Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës
Breaking Views

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

20:15 - 18/03/26
Para
Transferimi i Mbappe te Real Madrid? Fillon numërimi mbrapsht

Intervistat e Mbappes acarojnë tifozët e PSG-së, paralajmërohet ngjarja e rëndë për lojtarin

TË FUNDIT

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në “Anfield”, duke mundur me rezultatin 4-0 Galatasarayn dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të...

Lexo më shumë
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com