GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Albana Fico nën hetim nga KPP, 3 denoncime për tenderin 52 milionë lekësh

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Albana Fico nën hetim nga KPP, 3 denoncime për tenderin 52 milionë lekësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Drejtoresha e QSUT, Albana Fico, është denoncuar 3 herë në Komisionin e Prokurimeve Publike për hapjen e një tenderi. Bëhet fjalë për  një projekt, i cili kap vlerat e 240 milionë lekëve dhe është i ndarë në dy lote; Loti 6 për “Kabinet Endoskopie” dhe  vlerë 18 milionë lekë dhe Loti 9: “Pajisje kardiake për monitorimin e pulsit ritmit dhe tensionit”, me vlerë 52 milionë lekë. Ankesat janë ngritur për lotin 9 dhe të gjitha janë nën shqyrtimin e KPP dhe të gjitha denoncojnë Ficon se ka vendosur kritere diskriminuese në dokumentet e tenderit duke penguar të gjithë ofertuesit, duke hedhur dyshime se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar.

Ankesa e parë është bërë nga “Health & Light” SHPK, i cili  pretendon se disa nga kriteret për specifikimet teknike të pajisjeve janë marrë si kopje nga katalogu i një  prodhuesi të caktuar, çka automatikisht nxjerr jashtë loje të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.  Ndërkaq, ankimuesi shprehet se  një nga kritere e tenderit kërkon që të ruhen 90% të dhënat e ID së pacientit, që në fakt cilësohet si ekzagjeruar. Sipas kompanisë, kemi të bëjmë me një paisje lëvizëse që përdoret nga një pacient tek tjetri dhe nuk është e nevojshme të ruhen të dhëna të ekzagjeruar për çdo pacient.   “Për sa i përket ruajtjes së ID së pacientit na duket kërkesë e ekzagjeruar dhe jo praktike për një pajisje e cila është portative bredhëse. Gjithashtu dhe ruajtja e të dhënave deri në 90 orë është e ekzagjeruar. Të dy parametrat më sipër janë thjesht kërkesa që pengojnë konkurrencën dhe nuk kanë asnjë përfitim klinik në përdorimin e pajisjes. Ju kujtojmë se matjet e SPO2 me një pajisje të tillë janë kontrolle rutinë nga njëri pacient tek tjetri dhe qëllimi i pajisjes nuk është të shërbejë për monitorimin e vazhdueshëm si një monitor pacienti”, thuhet në ankesë. Pas analizës KPP ka pranuar ankesën për këto dy pika dhe po vijon të shqyrtojë pjesën tjetër të ankesës.

“O.E.S Distrimed” SHPK është kompania e dytë që ka denoncuar këtë tender pranë Komisionit të Prokurimeve Publike. Ankimuesi shprehet se kriteret si “Regjistruesi duhet të ketë një kartë memorie kompakte siç kërkohet për çdo regjistrues me kapacitetin përkatës për të ruajtur të gjithë ciklin e regjistrimeve . – Duhet të përfshijë një kartë flash kompakte siç kërkohet për secilin regjistrues me kapacitet adekuat për të ruajtur të gjithë ciklin e regjistrimit. – Duhet të përfshijë kabllo për lidhjen dhe shkarkimin e të dhënave në PC. – Ajo duhet të përfshijë lexuesin e përshtatshëm të kartave flash”. Edhe ky ankimues pretendon se kriteret e vendosura nga QSUT janë diskriminuese dhe të shkruara posaçërisht për një fitues të paracaktuar. Edhe për këtë ankesë KPP ka vendosur të pranojë pjesërisht atë dhe të vazhdojë me shqyrtimin e pikave të tjera të ankimuara.

Ankesa e tretë është  bërë nga Biometric Albania” SHPK, e cila ka kërkuar modifikimin e dokumenteve të procedurës, pasi kriteret për specifikime të pajisjeve janë diskriminuese dhe përjashtojnë të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në garë. Ku për shembull në pajisjen për matjen e pulsit kërkohet që koha e matjes të mos jetë as më shumë dhe as më pak se 90 minuta. Nga kjo ankesë QSUT ka pranuar ezaurimin e kohës në 60 minuta, por ankimuesit shprehen se këto janë disa specifikime që nuk mund të kenë kufizime.  Në përfundim,  edhe për këtë ankesë KPP ka pranuar pjesërisht kërkesën dhe po vazhdon më tej shqyrtimet. Duke dalë kështu në konkluzionin se kemi të bëjmë me procedura klienteliste.

Etiketa: akuzaAlbana Ficodenoncime ne KPPkryesore2pajisjeQSUTshkelje abuzimtendervendime

Lajme të lidhura

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Para
Falsifikonin dokumente, detyrim paraqitje për noterin dhe avokatin në Gjirokastër

Transportonte emigrantë të paligjshëm, policia ndjek 56-vjeçarin dhe e arreston

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com