GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kokoneshët dhe Gorreat janë dy familjet që ia kanë marrë frymën Divjakës. Ata përfaqësojnë modelin ekonomiko politik të “Rilindjes” që mbështetet tek “të fortët” lokalë për votat, për tenderat, për bujqësinë dhe tregtinë. “Karteli i të fortëve” mbështeti Erion Bracen dhe më pas Belinda Ballukun që është shefe politike qarkut Fier. Këta i shpërblejnë me pushtet. Bashkia, Ministria e Bujqësisë, Tatimet, Doganat dhe deri tek Kryeministri, firmosin në favor të tyre.

Kjo është sera e Denald Kokoneshit në Divjakë, një i afërm i ish-kryetarit të Bashkisë, Fredi Kokoneshi.

 

Pasuria e tyre daton pas vitit 2015. Një fermer që të fitonte skemën e ndërtimit të një sere të re, duhet të kishte të paktën 100 milionë lekë të vjetra, pasi shteti ka vënë një dysheme për ndërtimin e 1 hektari me serë. Dhe, shteti rimburson vetëm 50 përqind të vlerës, ndërsa gjysmën tjetër duhet ta kishte fermeri. Kjo skemë favorizon totalisht ata më të pasurit, apo biznesmenët, dhe jo fermerët e thjeshtë. Në rastin e Divjakës fituan “të fortët”, ata që bëjnë vota.

Biznesi i familjes Kokoneshi ishin tenderat e bashkisë Divjakë. Fill me zgjedhjen kryebashkiaktë Fredi Kokoneshit daton edhe blerja e kompanisë “Petrol 06” nga Kokoneshët.

Kjo është kontratë e vitit 2027, por më pas në vitin 2021, pas disa transaksionesh, kompania i mbeti ta admnistrojë Denaldi.

Deri sot, pavarësisht se kanë ngritur infrastrukturë për eksport të produkteve bujqësore, Kokoneshët, fitimin kryesor e kanë nga fondi i Bashkisë për blerjen e karburanteve.

Plot 400 milionë lekë është tenderi i naftës i datës 14 maj 2026, dhënë kompanisë “Petrol 06”, me firmën  e kryebashkiakut aktual Josif Gorrea.

Është një prokurim që nuk të lë dyshim se është favorizuar kompania e Kokoneshit. Procedura është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës. Për mungesën e konkurrencës, tenderi është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq”, që sinjalizon korrupsionin.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje karburanti për nevojat e Bashkisë Divjakë”.

Oferta fituese 401 milionë lekë, po aq sa fondi limit! Praktikisht, tenderi vetëm sa ka harxhuar letrën, sepse nuk ia ka vlejtur të zhvillohej nga pikpamja ekonomike.

Por Gorrea ia ka borxh nderin Kokoneshit, sepse i ka borxh postin. Prandaj ky trend ka vazhduar, edhe pas largimit të tij nga posti i kryebashkiakut.

Kjo është tabela e tenderave të karburantit të Bashkisë Divjakë, ku githmonë fituese është “Petrol 96” shpk. Fredi Kokoneshi u zgjodh kryebashkiak në vitin 2015, ndërsa në vitin 2016 ka firmosur tenderin për kompaninë “Petrol 06” shpk. Në atë kohë fondi ishte vetëm 20 milionë lekë të vjetra. Vitin tjetër , pasi kompaninë e blenë Kokoneshët, u zhvilluan dy tendera nafte me vlerë totale 335 milionë lekë.

Në vitin 2018 u prokuruan 519 milionë lekë në favor të “Petrolit” të Kokoneshëve.

Dhe kështu vazhdoi trendi i blerjes së karburanteve në Bashkinë e qeverisur nga Fredi Kokoneshi.

Sa herë që kishte zgjedhje, KQZ i kërkonte prokurorisë të hetonte Kokoneshin, për arrestimin që i ishte bërë në Itali. Kryetari i Bashkisë Divjakë dyshohej se ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore gjatë periudhës ku ka qendruar në Itali.

Por Kokoneshi vazhdonte shtonte paratë e tenderave dhe bënte vota për Rilindjen.

Përveç tenderave, familja Kokoneshi përfitonte para edhe nga AZHBR – Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, e cila drejtohej prej korrikut të vitit 2017 nga Frida Krifca. Kështu, Eriona Kokoneshi, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Divjakë, ka përfituar gati 90 mijë euro për të blerë pajisje dhe makineri për një linjë prodhimi verërash. Ndonëse shumë fermerë të zonës kanë aplikuar pranë kësaj agjencie me sa duket fakti i të qënit bashkëshorte e kryetarit të bashkisë ka ndihmuar në përfitimin e financimit.

Në vitin 2023, Kokoneshi ia lëshoi vendin Josif Gorreas. Ngritja e Gorreas në pushtet nuk ishte e rastësishme sic u shit nga PS. Propaganda e përshkroi si një fermer me takie në kokë.

Por këto pamje, që i përkasin një momenti dy vjet para zgjedhjes në këtë detyrë, e tradhtojnë pasqyrën e “Rilindjes”. Është ministrja Konomi, kryebashkiaku Kokoneshi dhe biznesmeni Gorrea.

Gorrea është mark e Ramës dhe e Ballukut. Ai do të bëhej meme për deklaratën se “12 milionë turistë që vijnë në Shqipëri, do të konsumojnë 12 milionë domate apo kastraveca.” Këtë e shprehu gjatë një takimi që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me fermerët e Divjakës.

Josif Gorrea, ashtu si Kokoneshi, ka pasur probleme me ligjin. Dyshohet se ka falsifikuar edhe formularin e deklarimit nga dekriminalizimi. Gjithashtu, Gorrea rezulton se ka pasur apo vijon të ketë aksione në pesë kompani, me një prej të cilave ka përfituar edhe 88 mijë euro grante nga IPARD. Nëpërmjet këtyre kompanive, Gorrea kontrollon tregun bujqësor në Divjakë.

Teksa fermerët po përballen me krizë që nis me mungesën e subvencioneve, bllokimin e fondeve Ipard apo mungesën e tregut të shitjes së prodhimeve, kryebashkiaku i Divjakës Josif Gorrea, flet brockulla që i pëlqejnë Ramës.

Sipas të dhënave nga QKB, Josif Gorrea ka qenë apo vijon të jetë aksioner në të paktën 5 kompani. Në vitin 2018, Gorrea ka themeluar kompaninë Lisar Seedlings. Kjo shoqëri ka një aset prej 3.6 hektarësh serë, ku prodhohen miliona fidane perimesh, që më pas u shiten fermerëve të Divjakës dhe jo vetëm. Sipas të dhënave, kompania deklaron mbi 2 milionë euro të ardhura çdo vit.

Madje nëpërmjet kësaj kompanie, Josif Gorrea përfitoi edhe 88 mijë euro pagesa nga fondet e IPARDIT për të ndërtuar serën. Sipas të dhënave të QKB, në vitin 2023 kur kandidoi për kryetar të bashkisë Divjakë, Josif Gorrea e shiti kompaninë Lisar Seedlings, te shtetasi Miklovan Todi, për vlerën e 2 mijë eurove. Këto transaksione kanë ngritur dyshime, se kryetari i bashkisë Divjakë vijon të ketë interesa direkte te kjo kompani,

Gorrea është aksioner edhe në kompanitë Mirsidali, AlbProduct, Bruka Seedling dhe Bruka AB. Edhe këto kompani ofrojnë shërbime në fushën e prodhimit të fidaneve, import eksportit të prodhimeve bujqësore, pikave të grumbullimit, shitjes së pesticideve apo imputeve bujqësore për fermerët. Nëpërmjet këtyre, Josif Gorrea dhe Kokoneshët ka krijuar një kartel në zonën e Divjakës duke kontrolluar të gjithë tregun e prodhimit bujqësor.

Megjithatë, SPAK ka mbërritur tek zyra e Gorreas. Në prill 2026, gjashtë zyrtarë të Bashkisë Divjakë janë marrë të pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendër, ndërsa dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Të pandehur janë Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leçini dhe Elbareta Nishica, kjo e fundit me funksion drejtoreshë e planifikimit të zhvillimit të territorit.

Ndaj tyre është komunikuar akuza “shkelje e barazisë në tenderë apo ankande publike”. Sipas informacioneve, hetimi lidhet me 3 procedura tenderimi të zhvilluara nga Bashkia Divjakë, me një vlerë totale rreth 1 milionë euro.

Hetimi ka nisur si vijim i një fraksioni të një dosjeje tjetër, ndërsa tashmë në GJKKO pritet të caktohet me short gjyqtari i seancës paraprake, që do të vendosë nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim.

Radhën për t’u hetuar e kanë Gorrea dhe Kokoneshi, që mund t’i bashkohen shefes politike, Belinda Ballukut dhe shefave të tjerë “të paprekshëm” të Rilindjes!

gijotina.com/

Etiketa: Fredi KokoneshiJosif GorreaKryesore1

Lajme të lidhura

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë
Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë

20:46 - 25/05/26
Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet
Breaking Views

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet

20:16 - 25/05/26
Aksident i rëndë në Tiranë, shumë fëmijë të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë, shumë fëmijë të plagosur

20:10 - 25/05/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26

https://youtu.be/PXJUQ18e35o?si=JN74Jhw81AoGn3yO Kokoneshët dhe Gorreat janë dy familjet që ia kanë marrë frymën Divjakës. Ata përfaqësojnë modelin ekonomiko politik të “Rilindjes”...

Lexo më shumë
Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë

20:46 - 25/05/26
Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet

20:16 - 25/05/26
Aksident i rëndë në Tiranë, shumë fëmijë të plagosur

Aksident i rëndë në Tiranë, shumë fëmijë të plagosur

20:10 - 25/05/26
Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja ai kalon topin Gjykatës së Lartë për rishqyrtimin e arrestit me burg

Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja ai kalon topin Gjykatës së Lartë për rishqyrtimin e arrestit me burg

19:54 - 25/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com