GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Albert Halilaj do të rregullojë shkollën në mes dimrit, 600 mln lekë i fal pa garë

15:34 - 25/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Albert Halilaj do të rregullojë shkollën në mes dimrit, 600 mln lekë i fal pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Albert Halilaj  i është futur me kokë fondeve të shkollave në Kukës! Fshatrat e Kukësit janë ato zona ku dëbora nisë më shpejt dhe shkrin më ngadalë, ndërsa i ftohti ka filluar tashmë. Në shumë fshatra nxënësit udhëtojnë gjatë në këmbë për të shkuar në shkollën më të afërt.

Një prej tyre është gjimnazi “Bajram Abdiu” në Bicaj i cili ndodhet mes maleve dhe mbledh aty nxënës nga disa fshatra. Duke qenë se ka shumë vite që është ndërtuar dhe kurrë nuk i është bërë restaurim, Halilaj e ka futur në hartën e planeve këtë vit. Por, është kujtuar me vonesë!

Më datë 24 tetor ai ka nënshkruar tenderin me objekt “Rehabilitim i gjimnazit “Bajram Avdiu”,Bicaj”, për të cilin ka menduar të shpenzojë 600 milionë lekë.

Nëse me këto para Halilaj do të bënte një rikonstruktim rrënjësor të shkollës dhe do ta kishte bërë gati për këtë vit të ri shkollor do duhej t’i thoshim “Bravo të qoftë”! Por, jo për fat të keq edhe ky tender  i bashkohet aferave të tjera të Halilajt.

Në dokument bie menjëherë në sy “Flamuri i Kuq” që i është dhënë për mungesë konkurrence të drejtë! Dhe jo se nuk ka pasur kandidatë për këtë tender por vetë Halilaj ka preferuar të shkelë rregullat. Madje shohim që 11 firma të njohura kanë paraqitur interes për të zhvilluar këtë projekt. Por, 10 prej tyre janë përjashtuar nga gara, për t’i lënë kështu rrugën hapur ofertës së paraqitur nga bashkimi i operatorëve “DENOLT” – NDREGJONI SHPK me vlerë 500 milionë lekë.

Kështu pa garë më datë 24 kjo kompani mori firmën dhe të drejtën për të përfituar këto para.

Ndërkohë ajo çka duam të vëmë tjetër në dukje është afati i tenderit. Sipas kontratës punimet në shkollë do të zgjasin 8 muaj. Me pak fjalë gjatë gjithë këtij sezoni shkollor. Se ku do të mësojnë nxënësit e kësaj shkolle nuk duhet, sepse punimet mund edhe të shtyhet se kur fshati të mbulohet nga bora dhe të fillojnë ngricat aty nuk punohet më.

Ndërsa nxënësve do iu duhet të bëjnë kilometra në këmbë për të shkuar në ndonjë shkollë tjetër, pasi transporti në këto zona nuk sigurohet. SPAK duhet ta kuptojë që në këtë rast ndërhyrja duhet të jetë sa më urgjente, sepse kështu po “marrin në qafë” arsimin.

 

Lexo edhe :Albert Halilaj njësoj si Gjici, i fal 170 mln lekë Paulin Gegës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Albert HalilajKukësndertimshkolletenderpa gare

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
VIDEO/ Shpërthen Dashnor Sula: Vrafshi veten Berisha dhe Alibeaj

Sula: Ja pse SPAK u nxitua me Berishën, edhe Rama në vështirësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com