GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Aleanca e qelbësirave nuk ikën, kur nga ky qelb blejnë opozitarë të PD

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Aleanca e qelbësirave nuk ikën, kur nga ky qelb blejnë opozitarë të PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

Nuk janë kundër Berishës as pro USA, janë thjeshtë pro Veliajt e shefit të tij, dy korruptuesve të pamëshirshëm. Duan një gisht, një dorë, një rreckë, në thesin e përfitimeve të tyre. Janë pro një të pandehuri. Nuk kanë këllqe as në fushatë ta masakrojnë siç ai e meriton.

Sepse kur i ke futur njërën dorë në xhep, nuk mundesh t’ia vësh dorën tjetër në fyt. Duket verbërisht se janë më tepër humbës privilegjesh se sa meraklinj parimesh. Kjo realisht është një histori tre dekadash, nëpër parti politike shqiptare pa shqiptardashje të spikatur, përsëritëse reagimesh, mallkimesh, kalkulimesh.

Rehatia e veprimeve pjesore në PD, koston e shpërndan larg prodhuesve të krizës. Komunistë e antikomunistë, spiunë, punëtorë e bashkëpunëtorë, persekutorë, të përndjekur me siklete dhe pushtetarë me siklete, e kanë bërë hartën opozitare një ekuacion pa rrënjë dhe zgjidhje të dëmshme. Buzëqeshjet e urtitë kodoshe në kafen e Parlamentit, fiken befas kur përballen jashtë, apo para kamerave, me zemëratën e shkujdesur të njerëzve me emrin Votë.

Janë në radhë për firmën e tij. Janë dorëhapur për të përlarë atë që ajo blen. Akt politik anemik me dijeni të qartë fundin dhe rezultatin. Kjo gjendje kapërcen partitë. Vendit i duhet largimi i të keqes R-V. Të tjerat janë biznes individësh.

15 maji paszgjedhor, nuk di se si do të sillet me 14 majin elektoral, kush do të ngarkohet e pakohet më tepër me mëkate nga opozita. Por ajo çka dihet sot, është alarmi që burra e gra në PD, në opozitë, në shoqëri larg partive, nuk e dëgjuan kthjellët emergjencën.

I kthyen kurrizin njëri-tjetrit, u shurdhuan nga xhepat e brendshëm, u qorruan nga zemërata e padobishme, u bënë tregtarë të pjesëve të shtetit, për të ndenjur kaluar cepave të pushtetit.

Zgjedhjet vendore opozita dhe PD munden ende ti shpëtojnë, duke lexuar leksionet e matematikës, metodikës, kritikës, frikës, duke shmangur turpërimin me receta se fajin e kishte ai, ATA dhe jo NE. Kjo është epidemia, ky është covidi politik ku ka rënë PD duke tërhequr ndarjen si mundësi bashkimi.

Në kohën kur Edi Rama është në azil në youtube, opozitarët therin veten dhe i japin një dorë kundërshtarit të rrënuar në 3D. Mbijnë kandidatë opozitarë. Turren kundër vetvetes, por jo qeverisë, jo bashkisë. Bërtasin me parime vënë poshtë këmbëve. Ka mjaft të kapur opozitarë, jo anëtarë dhe votues të zakonshëm, me sjellje lëngaraqe.

Nën petkun e antiberishizmit blejnë skuthërisht majmëri turpëruese. Kundër tij mund të mendojë e votojë kushdo. Pavarësisht mëkateve të Berishës, Bashës, ku veç e veç, e ku bashkë, demokratët kanë bërë zgjedhjet sipas bindjeve individuale.

Mos merrni askënd si të paditur apo painformuar, demokratët e kanë zgjedhjen me të provuar. Rama zgjodhi të ndihmojë dhunshëm me gjykatë pakicën, duke e sajdisur pandërprere. Ai ia doli të prodhojë brenda PD produktin NE dhe ATA.

Në këtë rast ai ndihmon ATA që e ndihmojnë në dobësimin e shumicës. Në 46 bashki, ATA nuk arritën të nxjerrin kandidatë përfaqësues. Duhej ta bënin dhe të merrnin aq sa oferta e tyre do të vlerësohej. Natyrisht edhe me humbje.

Por patakatësia kur ke marrë gjithë infrastrukturën dhe financat, është tregues i hallit dhe shërbimit. Më pas të përballen të gjithë me llogaridhënien. Justifikimet euroatlantike janë maskim i pafuqisë elektorale.

Rama erdhi në pushtet me sloganin aleanca e qelbësirave e cila u shtua dhe u bë pushtuese deri në padurim për shqiptarët. Kjo aleancë nuk shporret nëse nga ky qelb blejnë të zilepsur opozitarë me dhe pa mandat nga PD.

Mos mendoni se duke lënë në pushtet Edi Ramën dhe Erion Veliajn do e keni më kollaj nesër për t’i rrëzuar. Qelbi nuk zhduket me qelb.

Etiketa: Basir CollakuOpinion

Lajme të lidhura

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor
OP-ED

Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor

09:30 - 14/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Piktori do të lërë emër në histori, por si ‘kreu i qelbësirave’ dhe antishqiptar i përbetuar!

09:59 - 10/10/26
Para
Si të dallosh manipulimet e inteligjencës artificiale

Si të dallosh manipulimet e inteligjencës artificiale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!
Breaking Views

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

23:23 - 16/10/26

Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të Muhamet Skanës, të riut që u dhunua nga efektivët e...

Lexo më shumë
Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

23:00 - 16/10/26
Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

22:09 - 16/10/26
Trazirat zhvendosen në rrugët e kryeqytetit: Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen brenda bankës (VIDEO)

Trazirat zhvendosen në rrugët e kryeqytetit: Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen brenda bankës (VIDEO)

21:57 - 16/10/26
Tymi “pushton” qendrën e Tiranës: Protestuesit i venë flakën stolave pas 15-katëshit, ndërhyjnë zjarrfikësit

Tymi “pushton” qendrën e Tiranës: Protestuesit i venë flakën stolave pas 15-katëshit, ndërhyjnë zjarrfikësit

21:49 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com