GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alfred Rushaj flet për aksionin e Berishës: Gara për kryetar të PD është mbyllur

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alfred Rushaj flet për aksionin e Berishës: Gara për kryetar të PD është mbyllur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, nënkryetari i PD-së Alfred  Rushaj, komentoi situatën e brendshme politike të Partisë Demokratike, përplasjet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha si edhe për përjashtimet e bëra në PD.

Rushaj theksoi se politika e brendshme e opozitës nuk është në ditët e saj më të mira, por sipas tij të gjithë palët e përfshirë kanë të njëjtin prioritet, atë të demokratëve, duke shtuar se kundërshtari i vërtetë i PD-së është kryeministri Edi Rama.

“Të them që është rozë, apo në më të mirën e saj, nuk është. Ne kemi një problematikë të brendshme, që është publike. Mendoj që të gjithë palët e përfshirë në këtë diskutim duhet të kenë një prioritet, që është ai i demokratëve. Ne, organet drejtuese të PD, përfshi edhe grupin parlamentar, më shumë kemi përfituar se dhënë ndaj këtyre demokratëve. Sepse gjithmonë i kemi pas mbështetje, ndaj interesi i tyre duhet dhe do të jetë primar. Shpresoj dhe mendoj se gjërat do vinë duke u qetësuar që të fokusohemi të aksioni opozitar. kundërshtar ynë i vërtetë është Rama” – u shpreh Rushaj.

I pyetur për përplasjet politike mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të partisë Demokratike , Lulzim Basha, Rushaj tha se Berisha mbetet një lider historik. Sa i përket vendimit të Berishës për të shpallur datën për Kuvendin Kombëtar, nënkryetari i PD-së e vlerësoi si pjesë të agjendës së Berishës dhe se nuk sheh asnjë garë për kryetar, pasi kryetari i PD-së është zgjedhur tashmë.

“Nuk shoh të ketë garë për kryetar të PD. Te pjesa e dëmtimit, ky lloj diskursi brenda PD më bën të them që nuk është gjëja që do të ishte më e mira për PD, që anëtarët tanë janë të fokusuar te aksioni opozitar, pasi një pjesë e ha ky diskutim i brendshëm. Por është një situatë që nuk do vazhdojë gjithë kohën. Do të vijë natyrshëm drejt një zgjidhje. E rëndësishme është që demokratët të jenë të angazhuar në betejat e tyre. ndaj thash duhet të nisin përgatitjet për betejën tjetër elektorale. Luftën nuk e kemi mes nesh, kundërshtar kemi një dhe ai është kryeministri” – tha Rushaj.

Sa i përket përjashtimeve të bëra kryetari Basha, Rushaj theksoi se Flamur Noka nuk është përjashtuar sepse ka pasur mendime të kundërta me Bashën, por sepse ka deformuar deklaratat e bëra nga kreu i opozitës.

Etiketa: aksioniAlfred RushajkryetarPartia DemokratikeSali Berisha

Lajme të lidhura

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik
Aktualitet

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste
Aktualitet

Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

11:46 - 11/11/26
Para
Kosovë, qeveria vendos masat e reja anti-Covid, qytetarët paralajmërojnë protestë

Kosovë, qeveria vendos masat e reja anti-Covid, qytetarët paralajmërojnë protestë

TË FUNDIT

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26

Mijëra shqiptarë marshuan më 2 nëntor në rrugët e Tiranës, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta, pjesë e...

Lexo më shumë
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

11:46 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com