GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Alma Hoxha i jep 250 mln lekë djalit të kryebashkiakut të Poliçanit, tenderi pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Alma Hoxha i jep 250 mln lekë djalit të kryebashkiakut të Poliçanit, tenderi pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në bashkitë e vogla po thuren afërta më të thella dhe më të mëdha. Kryebashkiakja e Përmetit, Alma Hoxha,  i ka qëndisur një dhuratë homologut të saj Adriatik Zotkajt, kryetar Bashkie në Poliçan.

Kryebashkiakja u zgjua tani që po afrojnë festat dhe fushata zgjedhore, u kujtua më në fund të merret me rezervuarët. Për këtë ka hapur së fundmi edhe tenderin me objekt ‘Rehabilitimi i rezervuarit Qilarisht’.

Në preventivin që shoqëron dokumentet thuhet se do të pastrohen barërat dhe dherat që kanë mbuluar rezervuarin, si dhe do të bëhen pastrime dhe riparime tek shkarkuesi kryesor. Për kaq punime që bashkia duhet t’i bëjë vazhdimisht për mirëmbajtje do të paguajë tani 250 milionë lekë.

Sigurisht në këtë fond të fryrë ka menduar edhe për xhepin e saj Hoxha, prandaj edhe ka zgjedhur të bëjë pazare me mikun e saj.

Sipas të dhënave në dokumente, 5 kompani kanë dorëzuar oferta për të marrë pjesë në garë, ku INA shpk dhe FLED shpk kishin ofertat më të  lira, por u s’kualifikuan menjëherë për mungesë dokumentacionesh. I njëjti argument u dha edhe për dy operatorë të tjerë, edhe pse AK nuk sqaron se për çfarë dokumentesh bëhet fjalë dhe nuk raporton nëse i kishte njoftuar pjesëmarrësit për këto mungesa.

Nuk i leverdiste Hoxhës që  të zbatonte rregulloren, pasi i duhej të zbatonte planin për të shpallur fituese ofertën e dorëzuar nga bashkimi i operatorëve G & M CONSTRUCTION 07 shpk & 2 T shpk, me vlerë 243 milionë lekë, sa 97% e fondit limit.

Fakt që tregon se Hoxha e kërkon me plan një fond kaq të lartë. Gjithsesi theksojmë se oferta e këtyre kompanive u shpall fituese pa garë, pasi kryebashkiakja ja fshiu të gjithë kundërshtarët. Kështu më datë  11 dhjetor pa e vrarë mendjen fare Hoxha publikoi kontratën e skuqur në shkelje.

Kemi mungesë konkurrence, eliminimin pa arsye të ofertave më të lira dhe rritjen e riskut për fondin limit. Për këto shkelje Open Data Albania i ka vendosur Flamurin e Kuq.

Tender kolegut

Edhe pse në fakt  ky tender meriton më shumë se sa një flamur, pasi kemi të bëjmë me korrupsion dhe abuzim detyre të pastër.

Duke përfituar nga ky post , Hoxha ja ka dhënë tenderin djalit të homologut të saj. G & M CONSTRUCTION 07 shpk është në pronësi të Oligert Dyrmishi dhe Maliq Zotkajt.

 

 

Ky i fundit është djali i Adriatik Zotkajt, kryebashkiaku i Poliçanit. Zotkaj brenda pak muajsh ka fituar disa tenderë pa garë nga kolegët e babait, por askush nuk ka marrë masa.

Ndërkaq, firma  2T SHPK është në pronësi të Artan Sako dhe Dritan Troksi. Kujtojmë se Artan Sako është vëllai i ish-komandantit të Gardës së Republikës, Gramos Sako.

E shihni pra i ka pazaret e thella Hoxha, por SPAK nuk i sheh!

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abzuimAlma HoxhapermetPolicanred flagSkandaltender

Lajme të lidhura

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni
Breaking Views

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni

19:20 - 29/10/26
Para
Kishte dalë për gjueti, vetëvritet aksidentalisht 68-vjeçari në Has

Kishte dalë për gjueti, vetëvritet aksidentalisht 68-vjeçari në Has

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje
Aktualitet

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26

 Numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës wshtw rritur, pasi kanë shfaqur simptoma si...

Lexo më shumë
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com