GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sofia Moreira de Sousa merr zyrtarisht detyrën si ambasadore e BE-së në Shqipëri

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sofia Moreira de Sousa merr zyrtarisht detyrën si ambasadore e BE-së në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kapitull i ri në përfaqësimin diplomatik të Bashkimit Evropian në Shqipëri nis këtë të mërkurë.

Sofia Moreira de Sousa zyrtarizon marrjen e detyrës si ambasadore e Bashkimit Evropian në Tiranë, duke pasuar diplomatin italian Silvio Gonzato, i cili përfundoi mandatin e tij.

Hapi i parë institucional i diplomates portugeze në Shqipëri do të jetë në Presidencën e Republikës, ku ajo do t’i dorëzojë kredencialet Presidentit Bajram Begaj.

Ceremonia shënon zyrtarisht nisjen e mandatit të saj në vendin tonë.

Moreira de Sousa vjen në këtë post me një përvojë të gjatë në diplomacinë evropiane. Përpara emërimit në Tiranë, ajo ka drejtuar Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Portugali, ndërsa më herët ka shërbyer si ambasadore e Bashkimit Evropian në Kepin e Gjelbër.

Marrja e detyrës së saj vjen në një periudhë të rëndësishme për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ndërsa procesi i integrimit evropian mbetet një prej prioriteteve kryesore të vendit.

Mandati i ri pritet të shoqërohet me një vëmendje të shtuar ndaj avancimit të reformave dhe hapave të mëtejshëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Karriera diplomatike

Emërimi i diplomates portugeze në Tiranë vjen pas një karriere të gjatë në institucionet europiane dhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ku ajo ka mbajtur disa poste të rëndësishme. Përpara ardhjes në Shqipëri, Moreira de Sousa drejtoi Përfaqësinë e Komisionit Europian në Portugali, detyrë të cilën e mori në shtator 2021.

Ajo ka shërbyer gjithashtu si ambasadore e BE-së dhe shefe e Delegacionit të Bashkimit Europian në Republikën e Kepit të Gjelbër, ku qëndroi për katër vjet. Eksperienca e saj në diplomacinë europiane shtrihet edhe në Afrikë. Më herët ka qenë zëvendëskryetare e Delegacionit të BE-së në Afrikën e Jugut, ndërsa gjatë viteve 2009-2011 ka shërbyer në Delegacionin e BE-së pranë Bashkimit Afrikan në Addis Ababa.

Në këtë periudhë, ajo është marrë me zhvillimet politike dhe proceset e integrimit rajonal në Afrikë, si dhe me partneritetin strategjik mes BE-së dhe vendeve afrikane. Karriera e Moreira de Sousës përfshin edhe angazhime në një prej periudhave më të rëndësishme të politikës së jashtme europiane.

Nga viti 2003 deri në 2007, ajo ka qenë pjesë e ekipit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Javier Solana, ku ka punuar kryesisht për marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Rusinë dhe Ukrainën. Ajo ishte gjithashtu pjesë e përpjekjeve europiane për ndërmjetësimin e krizës politike në Ukrainë pas Revolucionit Portokalli të vitit 2004.

Në vitet 2005-2006, diplomatja portugeze ka shërbyer si këshilltare e lartë e Përfaqësuesit Special të BE-së për Kaukazin, një detyrë që e ka përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike të rajonit. Më pas, deri në vitin 2014, ajo ka qenë këshilltare e lartë e zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të BE-së dhe pjesë e strukturave që merreshin me negociatat për çështje të lidhura me Iranin dhe marrëdhëniet e BE-së me Partnerët Lindorë. Rruga profesionale e Moreira de Sousës nuk ka nisur drejtpërdrejt në diplomaci. Në fillimet e karrierës, ajo ka punuar në departamentin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Agjencisë Europiane të Hapësirës, ku është angazhuar në aspektet ndërkombëtare të programit satelitor Galileo.

Ajo ka drejtuar gjithashtu programe trajnimi në Akademinë e Drejtësisë Europiane në Trier të Gjermanisë, ku është marrë me përgatitjen e kurseve për gjyqtarë dhe magjistratë mbi të drejtën dhe jurisprudencën europiane. Para angazhimit në institucionet europiane, Moreira de Sousa ka ushtruar profesionin e avokates për dy vjet në një studio ligjore në Porto, qytetin e saj të lindjes. Diplomatja portugeze ka studiuar drejtësi në Portugali dhe ka përfunduar një program LLM në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin e Hamburgut, në Gjermani.

 

Etiketa: AmbasadoreBEShqiperi

Lajme të lidhura

Rama i jep “lamtumirën” Yuri Kim me Yllin e Mirënjohjes
Aktualitet

“Ky është interesi amerikan për Shqipërinë!” Auron Tare tregon çfarë pa në zyrën e ish-ambasadores

08:39 - 04/11/26
Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

08:21 - 04/11/26
“Bujqësori” paralizon Tiranën, trafik i rënduar në aksin Kamëz-Tiranë
Aktualitet

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë do të rritet deri në 2.7 herë

08:10 - 04/11/26
Para
Aksident tragjik në aksin Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari 26-vjeçar (Emri)

Aksident tragjik në aksin Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari 26-vjeçar (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama i jep “lamtumirën” Yuri Kim me Yllin e Mirënjohjes
Aktualitet

“Ky është interesi amerikan për Shqipërinë!” Auron Tare tregon çfarë pa në zyrën e ish-ambasadores

08:39 - 04/11/26

Studiuesi Auron Tare ka rrëfyer një episod nga njohja e tij me një ish-ambasadore amerikane në Shqipëri, përmes të cilit...

Lexo më shumë
Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

08:21 - 04/11/26
“Bujqësori” paralizon Tiranën, trafik i rënduar në aksin Kamëz-Tiranë

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë do të rritet deri në 2.7 herë

08:10 - 04/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 4 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:00 - 04/11/26
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Fitore e dyfishtë për demokratët, marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Fitore e dyfishtë për demokratët, marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve

07:48 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com