Reshjet e zakonshme të nëntorit kanë mjaftuar për ta kthyer qendrën e Bulqizës, pikërisht te terminali i autobusëve, në një liqen të vogël urban. Rruga është mbuluar plotësisht nga uji, duke i vënë banorët përballë një sfide të re sportive çdo mëngjes.
Për të mos e nisur ditën me këpucët e mbushura me ujë, qytetarët dhe gratë e zonës detyrohen të bëjnë akrobaci të vërteta: ngjiten mbi avlli dhe mure rrethuese, duke ruajtur ekuilibrin si në garat e gjimnastikës, vetëm për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Siç duket, projekti dhe punimet e kryera nga bashkia kanë llogaritur gjithçka, përveç një detaji të vogël e të parëndësishëm për këtë stinë; faktin që në vjeshtë dhe dimër bie shi. Pa kanalizime funksionale që të thithin ujin, terminali i autobusëve është shndërruar në stacion barkash, ndërsa qytetarëve u mbetet vetëm të perfeksionojnë teknikën e kacavjerrjes nëpër mure derisa të dalë dielli.









Discussion about this post