GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Analizë/ Ballkani i Hapur minoi “Nismën e Berlinit” dhe thelloi përçarjet në rajon

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Analizë/ Ballkani i Hapur minoi “Nismën e Berlinit” dhe thelloi përçarjet në rajon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një analizë e Fondacionit, “Rockefeller Brothers” për nismën e Berlinit në Ballkanin Perëndimor tregoi se “Ballkani i Hapur” një iniciativë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë minoi qëllimin për Tregun e Përbashkët Rajonal që u prezantua nga nisma e Berlinit.

Autorët e studimit evidentuan se arsyeja e nismës së “Ballkanit të Hapur” ka qëllim të lejojë disa vende të Rajonit të përparojnë më shpejt në bashkëpunimin ekonomik duke anashkaluar mosmarrëveshjet dypalëshe që bllokojnë nismën në nivel Rajonal.

Mirëpo sipas tyre “Open Ballkan” anashkalon bashkëpunimin rajonal, duke përjashtuar Kosovën dhe rrjedhimisht duke anashkaluar grackat e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Përfshirja e gjysmës së BB6 në nismën e Ballkanit të Hapur mund të ketë implikime negative në aspektin simbolik dhe në bashkëpunimin real”, thuhet në analizën që studimi zhvilloi mbi zbatimin e “Nismës së Berlinit 200-2021”. Për më tepër “Open Ballkan”, rrezikon të zëvendësojë qëllimin dhe konceptin e krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal që është në themel të nismës së Berlinit.

“Edhe pse nisma e Ballkanit të Hapur nuk ka lindur domosdoshmërisht nga zhgënjimi lidhur me çështjet e zgjerimit, udhëheqësit e përfshirë duket se e mirëpresin idenë që nuk duhet të adresojnë standardet evropiane brenda saj” thuhet në studim.

Tre vendet e tjera të BB6, Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi mbeten të shqetësuar nga ideja për t’iu bashkuar nismës. Kosova në mënyrë hapur e ka kundërshtuar nismën e Ballkanit të Hapur dhe qëllimet e saj. Në mënyrë të ngjashme, udhëheqja e Bosnjë-Hercegovinës ka shprehur shqetësimin se zona ekonomike rajonale rrezikon pavarësinë e saj. Së bashku me Malin e Zi, të dyja vendet zyrtarisht pretenduan se nuk shohin arsye për të preferuar iniciativën e “Open Ballkan” mbi tregun e përbashkët që udhëhiqet nga nisma e Berlinit.

BE-së i mungon ende një qëndrim përfundimtar për nismën e Ballkanit të Hapur. Zyrtarët Europiane që kanë vizituar Ballkanin së fundmi kanë mirëpritur rritjen e bashkëpunimit Rajonal.

Për të ndihmuar në liberalizimin e tregtisë, “Ballkani i hapur” synon të heqë kalimet kufitare dhe barrierat për tranzit, mirëpo duke qenë se është gjysmake i ka përmbysur të gjithë arritjet e nismës së Berlinit, që synonte rritjen e bashkëpunimit në Rajon si një i tërë, analizon me tej studimi.

“Ballkani i Hapur”, nisma e nisur në fund të korrikut 2021 nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria përfshin vetëm gjysmën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa nisma e Berlinit ishte e pranuar nga të gjitha vendet për të arritur standardet që krijonin tregun e përbashkët.

Autorët pohojnë se “Open Ballkan” mund të rriste më tej ndasitë në Rajon sidomos ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, apo Malit të Zi dhe Serbisë, dhe mund të rrisë ndasitë me atë që mbeten jashtë nismën./Monitor

Etiketa: ballkani i haput

Lajme të lidhura

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Para
“BE të hetojë”/ Berisha: Rama të heqë dorë nga ndërtimi i Dubait të familjes në Durrës

“BE të hetojë”/ Berisha: Rama të heqë dorë nga ndërtimi i Dubait të familjes në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com