GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Anëtarësia e Fierit nuk e njeh Bashën si kryetar”, Baçi: Më 11 dhjetor zyrat i kthehen anëtarëve të PD-së

23:05 - 01/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Anëtarësia e Fierit nuk e njeh Bashën si kryetar”, Baçi: Më 11 dhjetor zyrat i kthehen anëtarëve të PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 25 nëntor, Agron Kapllanaj, deklaroi se ai ishte emëruar në krye të degës së Fierit, post i cili mbahej nga Luan Baçi. Brava e selisë u ndërrua dhe  Kapllanaj tha se procesverbalet dhe çelësat e zyrës i janë dorëzuar nga përfaqësuesit e PD konform të gjitha procedurave.

Ndërrimi i bravës së derës në zyrën e PD në Fier u referua si çështje në Polici nga  sekretari i PD-së  Emiljano Mone. Luan Baçi në një intervistë për mediat u shpreh se nuk kanë shkuar më në seli qëkur është ndërruar brava.

“Unë jam bërë një mburojë për mos shkuar për arsye se kisha një irritim ato ditë. Ne nuk mund të përgjigjemi me një njëjtën monedhë që bëjnë 2-3 veta tek kryesia e PDSH, duke bërë një veprim të pafalshëm, prej ordinerësh do ta quaja. Pak rëndësi ka se zyrat i kanë bllokuar, pak ditë do të jenë këto sepse me mbarimin e Kuvendit të 11 dhjetorit është e garantuar që ato zyra do t’i kthehen anëtarëve të PD, strukturave të PD-së dega Fier” – tha Baçi.

Baçi u shpreh se anëtarësia nuk shkon në seli. Ata e kanë ndërruar bravën, por gjithë strukturat e PD-së, nënkryetarët, sekretariati i PD-së, kryetarët e grup-seksioneve, sekretaret janë ata që kanë firmosur në shumicë formularët e 11 dhjetorit dhe nuk e njohin fare këtë zëvendësim që është bërë, madje nuk njohin as kryetarin e PD-së Lulzim Bashën.

Sipas zotit Baçi, Basha nuk ka të drejtë të emërojë një kryetar të ri dege, ai zgjidhet me votën e demokratëve.

“Kur dega e Fierit kaloi në mbështetje të Foltores së Berishës për të mirën e PD-së, kryetari Basha nxjerr asin nga mënga dhe thotë unë do të bëj një komandim aty se nuk më përgjigjet kryetari i degës dhe gjithë anëtarësia. Ai i ka hapur luftë gjithë anëtarësisë dega Fier. Unë kam qenë mbështetës kryesor i Bashës në 8 vite se e shikoja që ishte kryetar i PD dhe duhet të vinim në pushtet. Por pas 4 humbjeve rresht, pas humbjes spektakolare në 25 prill janë drejtuesit ata që mbajnë përgjegjësi edhe kur vidhesh” – tha Baçi.

Baçi u shpreh se janë në borxh me demokratët dhe nuk duhet të veprojnë duke mbajtur peng karrigen dhe vulën.

Etiketa: anetaresiaanetritFierLulzim Basha

Lajme të lidhura

Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon
Aktualitet

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE
Aktualitet

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve
Aktualitet

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26
Para
U bullizua në shkollë, 15-vjeçari vret 4 nxënës dhe plagos 7 të tjerë

U bullizua në shkollë, 15-vjeçari vret 4 nxënës dhe plagos 7 të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon
Aktualitet

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia në lidhje me vendimin e sotëm të GJKKO për...

Lexo më shumë
Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com