GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Anglia i kthehet normalitetit/ Johnson: Nga e hëna hiqen të gjitha masat anti-covid

15:56 - 20/02/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Festa në pandemi, Anglia merr vendimin e rëndësishëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke nisur nga java e ardhshme Anglia do t’i rikthehet normalitetit, duke hequr masat kufizuese Anti-Covid. Ky është dhe qëllimi kryesor i kryeministrit Britanik, Boris Johnson, i cili përgjatë javës që vjen do të diskutojë në parlament planin që do të quhet: “Bashkëjetesa me Koronavirusin.”

Anglia do të bëhet vendi i tretë, pas Danimarkës dhe Norvegjisë që pritet t’i rikthehet normalitetit të para-pandemisë. Me nisjen e ditës së hënë, kush do të rezultojë pozitiv me Covid, nuk do të detyrohet më të vetë-izolohet për disa ditë. Përkundrazi, sipas mjekëve anglezë, kush do të rezultojë i infektuar, thjeshtë do të këshillohet të qëndrojë në shtëpi, duke marrë një trajtim të ngjashëm me llojet e gripërave të tjerë.

Vendet e tjerë të Mbretërisë së Bashkuar do t’i ruajnë edhe për disa kohë disa masa shtrënguese, për shkak të disa vatrave ende problematike në përhapjen e shpejtë të covid, sidomos të variantit Omicron. Sa i përket testeve Anti-Covid, megjithëse niveli i tyre do të ulet ndjeshëm, ato do të vazhdojnë të aplikohen kryesisht në zonat problematike në përhapjen e virusit.

Ndërsa në lidhje me fushatën e vaksinimit, vetëm pak ditë më parë, Ministri Britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, njoftoi mundësinë e vaksinimit të fëmijëve nga mosha 5 deri në 12 vjeç – diçka e ndaluar deri më tani në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, do të jenë prindërit ata që do të vendosin në lidhje me vaksinimin ose jo të fëmijëve të tyre.

Në Britaninë e Madhe, 85% e popullsisë së moshës mbi 12 vjeç, i ka marrë të dy dozat e vaksinës, dhe 66% ka marrë edhe dozën e tretë. Sipas ekspertëve të shëndetësisë Britanike, të paktën 98% të popullsisë ka arritur të krijojë anti-trupat e nevojshëm për një përballim të lehtë të sëmundjes.

Megjithatë, kthimi i plotë i në normalitet, me vendimin e Johnson, sipas disa prej kundërshtarëve të tij do të ishte edhe për shkak të dëshirës së kryeministrit për të spostuar vëmendjen e opinionit publik nga skandali i festave private përgjatë periudhës së pandemisë, që kanë shkaktuar shumë kritika nga ekspertë të shëndetësisë dhe nga politikanë. Sakaq, David Nabarro, i dërguari special i OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetësisë) për covid, tha BBC-në se zgjedhja e qeverisë britanike është “e nxituar dhe shumë e pamatur

Etiketa: COVIDkufizimemasanormalitet

Lajme të lidhura

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle
Aktualitet

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

15:25 - 24/02/26
I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26
Para
Rihapet gara për titullin/ Laçi “gjunjëzon” Kukësin, Kastrioti ndal Tiranën

Rihapet gara për titullin/ Laçi “gjunjëzon” Kukësin, Kastrioti ndal Tiranën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:13 - 25/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

07:44 - 25/02/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 25 shkurt 2026

07:40 - 25/02/26
U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com