GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Anijet luftarake kineze shtojnë tensionet në Azinë Juglindore

12:56 - 04/03/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Anijet luftarake kineze shtojnë tensionet në Azinë Juglindore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Filipinet thanë të shtunën se kanë vërejtur një anije të forcave detare kineze dhe dhjetëra barka milicie përreth ishullit të kontestuar në Detin e Kinës Jugore, kur tensionet territoriale në atë zonë po rriten.

Roja bregdetare filipinase tha se 42 barka, të cilat besohet se ishin me personel të Marinës Ushtarake Kineze, janë parë afër ishullit Thitu, ndërsa një barkë dhe një anije e Rojës Bregdetare Kineze janë parë “duke bredhur ngadalë” në ujërat përreth, raporton agjencia “Reuters”.

Ambasada e Kinës në Manila nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për ta komentuar pretendimin e autoriteteve filipinase.

“Prania e tyre e paautorizuar është qartazi në mospërputhje me të drejtën për udhëtim të lirë dhe shkelje flagrante e integritetit territorial të Filipineve”- thuhet në një deklaratë të rojës bregdetare të këtij shteti.

Thitu, ishull që ndodhet në zinxhirin e ishujve Spratly, është pika më e madhe dhe më e rëndësishme në aspektin strategjik e Filipineve në Detin e Kinës Jugore, zonë ujore që në masë të madhe pretendohet nga Pekini e ku disa shtete kanë pretendime territoriale që bien ndesh me njëra-tjetrën.

Para dy javëve, presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr, tha se Filipinet “nuk do të humbin një inç” të territorit, pasi vendet e Azisë Juglindore protestuan kundër “aktiviteteve agresive” të Kinës në det.

I njohur edhe si Pag-asa, ishulli Thitu shtrihet rreth 480 kilometra në perëndim të provincës perëndimore të Filipineve, Palawan. Në këtë ishull banojnë mbi 400 njerëz, përfshirë personelin e sundimit të ligjit dhe të ushtrisë.

Ekspertët thonë se flota e peshkimit dhe roja bregdetare e Kinës kanë rol qendror në ambiciet strategjike të saj në Detin e Kinës Jugore, duke mbajtur një prani të vazhdueshme që i ndërlikon peshkimin dhe aktivitetet energjetike të shteteve të tjera bregdetare.

Etiketa: Azia JuglindoreFilipinekina

Lajme të lidhura

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE
Breaking Views

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces
Breaking Views

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
Para
Hapi i radhës i Berishës: Rekurs në GjL dhe Gjykatën Ndërkombëtare

Hapi i radhës i Berishës: Rekurs në GjL dhe Gjykatën Ndërkombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi së enjtes, tri shenja të përgatiten për tradhti
Breaking Views

Horoskopi së enjtes, tri shenja të përgatiten për tradhti

07:35 - 12/03/26

Dashi Ju pret një ditë pozitive për ndjenjat, ku mund të merrni diçka më shumë. Mund të keni dëshirë për...

Lexo më shumë
Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com