GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Anuela e gjen gjuhën me Belindën, i jep tenderin 1.4 miliardë lekë Hamz Islamajt, ortak me 2 vartës të ministres

15:05 - 01/09/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Anuela e gjen gjuhën me Belindën, i jep tenderin 1.4 miliardë lekë Hamz Islamajt, ortak me 2 vartës të ministres
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, nuk u bën bisht miqve të Belinda Ballukut. Njëri nga këta është Hamz Islamaj, një ndërtues me lidhje të fuqishme në Ministrinë Energjisë dhe Infrastrukturës, që sapo ka marrë kontratën 1.4 miliard euro për asfaltimin e disa rrugicave të Dajtit. Mënyra e kryerjes së procedurës së tenderit tregon qartë se Ristani ka pasur porosi ta favorizojë Hamz Islamajn.

Kryetarja i ka eliminuar të gjithë konkurrentët e Hamzës dhe ia ka dhënë fondin pa pengesa kompanisë BE-IS. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e klasifikuar tenderin Open Data Albania. Për shkeljet e konstatuara, procedura është qëndisur me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Objekti i tenderit është “Ndërtimi i rrugës që lidh rrugën Dajti me rrugën Myslym Qefalia Shish Tufinë (Rrugët Hasan Lici, Sefer Lika)”. Dhe janë plot 140 017 373,00 lekë pa TVSH që janë planifikuar nga buxheti i Bashkisë Tiranë për realizimin e këtij projekti.

Ky ishte një tender i bërë shpejt e shpejt, pa ankesa dhe shqyrtime, ashtu siç e meritojnë miqtë e Belindës. Tenderi nisi më 28 korrik 2025 dhe përfundoi më 13 gusht, ndërsa fituesi u shpall më 29 gusht 2025.

Megjithëse u aplikuan 20 operatorë ekonomik, komisioni i bashkisë nuk la hapësirë për garë, por i skualifikoi ofertat që kërcënonin statusin e kompanisë BE-IS. Të bënë përshtypje se komisioni ka skualifikuar edhe firmën e fuqishme të Qefalive “Dajti” shpk, që kishte ofertë më të ulët.

Lidhjet e Hamz Islamajt me drejtorët e Belinda Ballukut

Një nga ortakët në pushtet të biznesmenit Islamaj është Ermal Nufi. Ky është një jurist që e gjen kudo ku ka para publike. Nufi është drejtor kabineti në Ministrinë e Infrastrukturës, Anëtar Bordi në Kadastër, “Albpetrol”, anëtar bordi në ARRSH dhe te kompania “Alabbar” në Durrës. Vëllai i tij, Edmir Nufi, është ortak me Hamz Islamajn në kompaninë e transportit të kontenierëve “MARITIME LOGISTICS”. Nufi ka 30% të aksioneve në këtë kompani.

Në 18 korrik 2018, Ministria e Infrastrukturës do të lidhte marrëveshjen e Partneritetit Publik Privat me shoqërinë koncesionare “Kalisi Hydropower”, e cila është në pronësi të “BE-IS”  shpk me aksioner Hamz Islamaj dhe “EL-PROM” shpk, asokohe në pronësi të Elton Matajt për ndërtimin e Hec-eve Veleshica 1 dhe Veleshica 2 në zonën e Kukësit me 35 vite afat shfrytëzimi.

Në 14 maj 2021, Elton Mataj do t’ia shiste kompaninë Devis Hasalamit me vlerë 2 milionë lekë ose 2 mijë euro, e cila kishte në zotërim 1% të HEC-it “Kalisi Hydropower”. Disa javë më pas, në fund të majit 2021, Hamz Islamaj do t’ia shiste 49% të aksioneve të kompanisë “Kalisi Hydropower” me vlerë 49 mijë lekë ose rreth 500 euro Devis Hasalamit te kompania “EL PROM” shpk.

Në momentin që këto kontrata publike ndryshojnë numrin e aksioneve brenda vet kompanisë, vihet në dijeni Autoriteti Kontraktor që në këtë rast është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nën drejtimin e Ballukut. Por ka një problem se kompania që zotëron një pjesë të aksioneve te “Kalisi Hydropower” ka ndryshuar pronarin dhe rrjedhimisht ka një tjetër pronar, pavarësisht se kompania ngelet “EL PROM” shpk.

Devis Hasalami është djali i Mehmet Hasalamit, drejtorit të Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Miniera dhe Industri, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky ka qenë edhe kandidat i PS-së për deputet.

Kullat, vepra të pastrimit të parave

Qershinë mbi tortën e korrupsionit e vë kryeministri Rama. Në datën 8 nëntor të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për një objekt rezidencial, të quajtur Garda Toëer. Kulla 33 kate e lartë do të ndërtohet në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës, pranë ish Gardës së Republikës. Kompanitë që kanë marrë lejen për ndërtimin e saj janë Artech Group dhe Hasalami shpk. Artech Group është një kompani që zotërohet nga dy ortakë, Lejkë dhe Gjergji Habilaj. Ndërsa Hasalami shpk zotërohet nga Devis Hasalami.

Ndërsa në shkurt 2025, Rama ka dhënë një tjetër leje ndërtimi, Bëhet fjalë për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 27 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “2T” sh.p.k dhe “Be-Is” sh.p.k. Kompania “2T” Sh.p.k është e Gramos Sakos, ish kreu i Gardës.

Si konkluzion, nga këto fakte zinxhir, del se Islamaj pastron paratë e zyrtarëve të Rilindjes me tendera dhe kulla. Ndërsa kryetarja e komanduar Ristani zbaton një për një porositë e eprorëve për t’u dhënë tenderat Islamajt me shokë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Anuela RistaniBelinda BallukuHamz Islamaj

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com