GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Anulohet tenderi i Leli Kajës, vazhdon abuzimi me paratë e inceneratorit të Elbasanit

13:51 - 08/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Anulohet tenderi i Leli Kajës, vazhdon abuzimi me paratë e inceneratorit të Elbasanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Abuzimet e Leli Kajas, administratorit të Eco-ELB, po dalin në dritë edhe në Komisionin e Prokurimit Publik që ka anuluar një prej tenderëve me shkelje. Gijotina.com ka treguar disa herë se si me paratë që mbledh nga buxheti i bashkive të Prefekturës Elbasan për inceneratorin, ECO -ELB po i bën “studime” për landfillin (vendin e grumbullimit të plehrave), “riparime” kaldaje, pra në tendera ku firojnë fondet.

Së fundi bëhet fjalë për tenderin me objekt “ (Për landfillin) Monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore” me fond limit 3.000.000 lekë të reja (pa TVSh). Procedura është zhvilluar në datë 10 tetor 2023 nga autoriteti kontraktor, Shoqëria “ECO – ELB” SHA.

Në këtë tender janë shpallur fitues kompaninë ECCAT Environmental Consulting, Chemical Analysis & Testing me pronarë Luan Bahollin dhe Indrit Dajën. Kjo kompani ka paraqitur ofertën 18 milionë lekë. Në 30 tetor 2023 u publikua fituesi dhe në nëntor parashikohej të niste puna që do të zgjasë disa muaj.

Denoncimi

Por, përveç abuzimit me fondin dhe faktit që ky është një projekt i pavend, procedura ka ngecur për shkak se nuk ndalen denoncimet mbi prokurimin. Denoncimi më i fundit është bërë nga firma “Tenuis Laboratories” SHPK, e cila pretendon se fituesi ka qenë i paracaktuar për të dyja lotet e këtij projekti, sepse ka paraqitur të njëjtën ofertë në të dyja rastet pa u përshtatur kritereve specifike për secilën.

“Vihet re se subjekti fitues ka dhënë te njëjtën oferte identike pre te dyja lotet por nga studimi I hollësishëm i parametrave par te dyja lotet vihet re ndryshimi qe kane lotet nga njeri-tjetri. Për procedurën (per impiantin) monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore me numer ref-81683-09-28-2023e kemi monitorim ne oxhak dhe parametrat qe kërkohet te maten janë analiza specifike dhe me kosto shume me te larte se matjet ne ajër”, thuhet në ankesë.

 

Më tutje ankimuesi thekson se “teksa procedura e parë lidhur me këtë projekt ishte në proces ankimi, Eco-ELB hapi garën për një procedurë tjetër, gjë që në fakt nuk është e ligjshme, sidomos kur shohim që është e kategorisë me negocim!”

Jo vetëm kaq, por kontrata me fituesin është firmosur më datë 20 qershor 2023, ndërsa afati ishte deri më datë 22 qershor.

“Gjithashtu dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se na janë vene ne dispozicion disa dokumente nga Eko-Elb ku informohemi se ne datën 20.06.2023 është hapur një procedurë me negocim, pa shpallje paraprake te njoftimit te kontratës për monitorim te parametrave mjedisore dhe hartim 5 i raporteve mjedisore me fond limit 750.000 leke pa tvsh. A është e ligjshme kjo, për me tepër kur ndërkohe një procedure tjetër e hapur për ketë objekt ishte ne ankimim?

Për me tepër njoftimi i fituesit është bere ne datën 20.06.23, kontrata është firmosur ne date 21.06.23 dhe kontrata ka patur afat deri ne datën 22.06.23. për fat te keq Eko-Elb nuk na ka vene ne dispozicion raportin e monitorimit, por duket e pa mundur qe monitorimi, analizimi, përgatitja e raportimit te jene mbyllur brenda afatit te kontratës, date 22.06.23”, thekson ankimuesi.

Vendimi

Por, pavarësisht këtyre detajeve, Komisioni i Prokurimeve Publike ka vendosur të mos pranojë ankesën e operatorit ekonomik “Tenuis Laboratories” SHPK. Ndërsa më poshtë thotë se është pranuar pjesërisht ankesa operatorit ekonomik “Qendra e Monitorimit të Mjedisit” SHPK, për procedurën e mësipërme të prokurimit.

Qendra e Monitorimit të Mjedisit ishte e para që denoncoi këtë tender dhe është bërë publike nga Gijotina.com më datë 29 dhjetor 2023. Qendra e Monitorimit të Mjedisit” SHPK ka paraqitur një ankesë në Komisionin e Prokurimeve Publike, ku konstaton se fituesi nuk përmbush kriteret e vendosura në tender.

Pasi ka bërë shqyrtimet, KPP ka evidentuar disa mangësi, ku një prej tyre është mungesa e një dokumenti, pa të cilin operatorët nuk mund të marrin përsipër të zhvillojnë këtë projekt.

Pra në atë pikë KPP e ka pranuar që ka mangësi dhe anashkalime në kontratën e firmosur mes Eco-Elb dhe firmës fituese. Në pikën 3 të vendimit të zbardhur thuhet : “Autoriteti kontraktues të anulojë procedurën…”.

Theksojmë se Lali Kaja gjatë detyrave të tjera si drejtor në Bashkinë e Elbasanit është kapur nga KLSH me shkelje me dëme të financiare shkaktuar buxhetit. Po ashtu emri i tij është denoncuar në prokurori për shkeljet e kryera. Tani që administron inceneratorin po tregon sërish mungesë frike ndaj SPAK-ut që e ka nën sekuestro objektin.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimDenoncimeco elbimpianinceneratoriKPPleli kajamonitorimstudim

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Alketa Vejsiu poston për herë të parë foto me nënën e saj

Alketa Vejsiu poston për herë të parë foto me nënën e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

Lexo më shumë
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com