GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Aramco deklaroi rritje fitimesh për vitin 2022

15:10 - 12/03/23
në Botë, Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Aramco deklaroi rritje fitimesh për vitin 2022
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania saudite e naftës, “Aramco”, ka njoftuar se ka pasur një fitim rekord prej 161.1 miliardë dollarësh për vitin 2022, i ndihmuar nga rritja e çmimeve të energjisë dhe vëllimet më të mëdha.

Ajo përfaqëson një rritje prej 46.5% për kompaninë shtetërore, krahasuar me vitin e kaluar.

Është firma e fundit energjetike që raporton fitime rekord, pas rritjes së çmimeve të energjisë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. “Exxon Mobil” i Amerikës fitoi 55.7 miliardë dollarë dhe “Shell” i Britanisë raportoi 39.9 miliardë dollarë.

Nga “Aramco” përfiton edhe Arabia Saudite, e cila zotëron gati 95% të aksioneve në kompani.

Nafta e papërpunuar Brent, çmimi bazë i naftës, tani tregtohet me rreth 82 dollarë për fuçi – megjithëse çmimet i kaluan 120 dollarë për fuçi në mars, pas pushtimit të Rusisë.

Në një deklaratë të dielën, “Aramco” tha se rezultatet e kompanisë ishin “të mbështetura nga çmimet më të forta të naftës bruto, vëllimet më të larta të shitura dhe marzhet e përmirësuara për produktet e rafinuara”.

Presidenti dhe CEO i “Aramco”, Amin Nasser tha: “Duke pasur parasysh se ne parashikojmë që nafta dhe gazi do të mbeten thelbësore për të ardhmen e parashikueshme, rreziqet e nën-investimit në industrinë tonë janë reale – duke përfshirë kontributin në çmimet më të larta të energjisë.“

Për të adresuar këto sfida, tha ai, kompania nuk do të fokusohet vetëm në zgjerimin e prodhimit të naftës, gazit dhe kimikateve – por gjithashtu do të investojë në teknologji të reja me më pak karbon.

“Aramco”, kompania e dytë më e vlefshme në botë vetëm pas “Apple” të Amerikës, është një emetues kryesor i emetimeve të gazeve serrë që kontribuojnë në ndryshimet klimatike.

Duke iu përgjigjur njoftimit të “Aramco”, Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International, Agnès Callamard tha: “Është tronditëse për një kompani të bëjë një fitim prej më shumë se 161 miliardë dollarësh në një vit të vetëm nëpërmjet shitjes së karburantit fosil – nxitësi i vetëm më i madh i krizës klimatike”.

Ajo shtoi: “Është edhe më tronditëse sepse kjo tepricë u grumbullua gjatë një krize globale të kostos së jetesës dhe u ndihmua nga rritja e çmimeve të energjisë që rezultoi nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.”

Top Channel

Etiketa: Amnesty InternationalAramcoekonomirritje fitimesh

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Para
Drekojnë së bashku, Kurti i kërkon Dendias mbështetje për Kosovën

Drekojnë së bashku, Kurti i kërkon Dendias mbështetje për Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com