GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Arbitër holandez për “finalen” me Çekinë, rikthehet pas 2 vitesh

09:27 - 12/10/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Arbitër holandez për “finalen” me Çekinë, rikthehet pas 2 vitesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria synon sot suksesin e radhës në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024.

Në Arenën Kombëtare zbarkon Çekia, një nga rivalët direkt të kombëtares kuqezi për të mbërritur në Gjermani verën e ardhshme.UEFA ka përzgjedhur një arbitër holandez për gjykimin e kësaj “finaleje”. Ai është Danny Makkelie, i cili mban stemën e FIFA-s prej vitit 2011. Kjo nuk është hera e parë që Makkelie vjen në Shqipëri për të drejtuar një ndeshje të Kombëtares.

43-vjeçari ishte kryesori i përballjes Shqipëri-Hungari (1-0), sfidë e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022. Që u zhvillua në “Elbasan Arena” në shtatorin e vitit 2021.

Përballje gjatë së cilës kryesoi tulipan nxirrte 4 herë kartonin e verdhë. Duke ndëshkuar Gjasulën, Çekiçin dhe Brojën për skuadrën tonë, dhe Orban për hungarezët.

Makkelie, i cili në profesionin e tij të parë është inspektor policie, gjykon prej vitesh në nivelet më të larta në futbollin ndërkombëtar. Ai ka drejtuar ndeshje të rëndësishme në Champions League, si dhe finalen e Europa League mes Interit dhe Sevillas (2020).

Teksa ka eksperiencë edhe në Europiane dhe Kupa Bote. Ndihmës të tij në këtë duel delikat do të jenë Hesel Stegstra dhe Jan De Vries, ndërsa gjyqtari i katërt është Aleks Bos. Të gjithë nga Holanda.

Makkelie e pati kontaktin e parë me Shqipërinë në fitoren e paharrueshme në Norvegji (0-1) falë eurogolit të Hamdi Salihit (mars, 2013). Sfidë ku ishte arbitër i katërt. Më pas drejtori një ndeshje të Kombëtares për herë të parë në suksesin ndaj hungarezëve me golin e Brojës.

Kjo do të jetë hera e dytë që ai gjykon në një përballje të kuqezinjve. Mukkelie ka drejtuar vetëm njëherë më parë çekët: në humbjen 2-1 kundër Kosovës (2019).

Etiketa: ÇekinëShqiperi

Lajme të lidhura

Kurti “karikon” Kosovën para Turqisë: Dilni në fushë dhe bëni atë që dini të bëni më së miri
Kosovë & Rajon

Kurti “karikon” Kosovën para Turqisë: Dilni në fushë dhe bëni atë që dini të bëni më së miri

09:37 - 30/03/26
Breaking Views

Shqipëria ‘ngre’ flamurin Kombëtar në Open Malta, ‘rrëmben’ 2 medalje

23:18 - 29/03/26
E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it
Sport

E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it

22:24 - 29/03/26
Para
“Je shembulli më…”, Mozzik ka disa fjalë për Dafina Zeqirin

“Je shembulli më…”, Mozzik ka disa fjalë për Dafina Zeqirin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Më 17 Prill shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit
Aktualitet

Berisha: Më 17 Prill shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit

13:49 - 30/03/26

Kreu i Sali Berisha u shpreh se shqiptarët duhet të flasin më 17 prill për të ardhmen e tyre në...

Lexo më shumë
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

13:44 - 30/03/26
Këlliçi: Pse Rama zgjodhi Skënder Hitën në krye të Policisë, ja dy kriteret për të cilat nuk flitet

Këlliçi: Pse Rama zgjodhi Skënder Hitën në krye të Policisë, ja dy kriteret për të cilat nuk flitet

13:32 - 30/03/26
Berisha: Rama mbylli dyert e shqiptarëve drejt Europës, duke mbrojtur korrupsionin e Lubisë dhe vetes

Berisha: Rama mbylli dyert e shqiptarëve drejt Europës, duke mbrojtur korrupsionin e Lubisë dhe vetes

13:12 - 30/03/26
Ndërsa mbron korrupsionin e Ballukut, Rama flet për integrimin: Ecim me hapa konkretë drejt BE-së

Ndërsa mbron korrupsionin e Ballukut, Rama flet për integrimin: Ecim me hapa konkretë drejt BE-së

13:04 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com