GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i dy ‘vrasësve’ në Spanjë, reagon Policia e Shtetit

13:50 - 19/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitet biznesi në ish-Bllok, policia jep detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka dalë me komunikatë zyrtare për arrestimin e dy shqiptarëve të akuzuar për vrasje në Spanjë.

Sipas uniformave blu, në pranga kanë rënë dy persona nën akuza të rënda penale, ndërsa pritet që njëri nga ta të ekstradohet në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit “Madrid“, nga Policia spanjolle u bë e mundur kapja në Spanjë dhe arrestimi provizor, me qëllim esktradimin drejt Shqipërisë, i një 33-vjeçari shqiptar në kërkim ndërkombëtar.

33-vjeçari i kërkuar, shtetas me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit policor të koduar “Madrid”, nga Policia spanjolle u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Spanjë, e shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

H.N., 33 vjeç, lindur në Lezhë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 16.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Shtetasi H. N. është shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit policor të koduar “Mataro”, i zhvilluar në muajin dhjetor 2021, nga strukturat e DVP Lezhë.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë. Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar: 2 mina me telekomandë me lëndë eksplozive C4, të përgatitura gati për shpërthim, 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions” me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock” me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcjellës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet, si dhe rreth 90 000 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve spanjollë, do të bëhet ekstradimi i këtij shtetasi nga Spanja drejt Shqipërisë.

Etiketa: Kryesore1PoliciaShqiperiaSpanja

Lajme të lidhura

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim
Aktualitet

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

22:19 - 11/02/26
“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre
Aktualitet

“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre

20:57 - 11/02/26
Korçë, shkëputet rimorkio nga kamioni dhe godet një automjet, bllokohet rruga
Aktualitet

Korçë, shkëputet rimorkio nga kamioni dhe godet një automjet, bllokohet rruga

19:50 - 11/02/26
Para
RENEA në kërkim të Ramazan Rajës, gjejnë deputetin e PS

RENEA në kërkim të Ramazan Rajës, gjejnë deputetin e PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës
Breaking Views

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës

23:35 - 11/02/26

Liverpool mori një fitore të rëndësishme në sfidën e javës së 26 të Premier League. Skuadra e Arne Slot arriti...

Lexo më shumë
Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

23:22 - 11/02/26
Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

22:19 - 11/02/26
“Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik”, Salianji: T’u jepej fjala qytetarëve

“Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik”, Salianji: T’u jepej fjala qytetarëve

21:53 - 11/02/26
“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

21:12 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com