GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Arrestimi i këshilltarit të Veliajt, Berisha: Një organizatë e strukturuar trafiku droge

në Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Dvorani kandidat i PS? Flet Berisha: Presidenti nuk zgjidhet për SHBA-të, ai simbolizon…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar lidhur arrestimin e Egert Vargut, anëtarit të këshillit bashkiak të Tiranës pas kapjes së 45 kg kokainë në Durrës.

Berisha shkruan se qeveria është një organizatë e strukturuar kriminale e trafikut të drogës duke shtuar se Edi Narkotiku dhe Lali Droga kanë bërë të mundur veshjen me pushtet të çdo krimineli.

“Këshilltari socialist i Velisë, Vargu, trafikant i kokainës! Çdo javë një zyrtar i Edi Ramës dhe narkoshtetit te tij kapet me drogë! Miq, kjo nuk është më një qeveri, kjo nuk është më një parti që drejton vendin, por një organizatë e strukturuar trafiku droge. Policia ka arrestuar Egert Vargun, si të përfshirë në trafikun e 45 kg kokainë nga Brazili drejt Shqipërisë. Ai figuron këshilltar në Bashkinë e Lali Er Drogës, gjithashtu dhe anëtar i komisionit të financës dhe buxhetit”, shprehet Berisha.

Ndër të tjera Berisha shkruan se qeveritarët socialistë nuk ngopen me vjedhjet në buxhetin dhe pronat publike por duan edhe paratë e drogës.

“Edi Narkotiku dhe Lali Droga kanë bërë të mundur veshjen me pushtet të çdo krimineli, duke i punësuar ata në administratë publike dhe duke i emëruar drejtora e ministra. Për çfarë përgjigjej si këshilltar ky zotëri? Për ekspertizë të thelluar në trafikun e drogës apo për këshilla lidhur me strategjitë që duhet të përdoren nga Lali Droga për mbarëvajtjen e rrugëtimit të kokainës drejt Shqipërisë? Qeveritaret socialistë nuk ngopen me vjedhjet në buxhetin dhe pronat publike por duan edhe paratë e drogës”, shprehet Berisha.

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh
Breaking Views

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

22:57 - 26/11/26
Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”
Breaking Views

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26
Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet
Breaking Views

Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

20:50 - 26/11/26
Para
Lavrov: Armët që janë dërguar në Ukrainë po shiten në Shqipëri

Lavrov: Armët që janë dërguar në Ukrainë po shiten në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza
Sport

Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza

23:29 - 26/11/26

Një mbrëmje me shumë gola dhe rezultate interesante në Europa League. Juventusi dhe Milani shënojnë nga katër gola, Leverkusen fiton...

Lexo më shumë
“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

22:57 - 26/11/26
Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

22:13 - 26/11/26
Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26
Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com