GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Kreshnik Farrukut, Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie – Detajet

10:00 - 12/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Kreshnik Farrukut, Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie – Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreshnik Farruku, i njohur si kreu i klanit “Farruku’ është arrestuar mbrëmjen e 11 janarit 2025 me urdhër të SPAK. Ai është arrestuar në Manzë të Durrësit me kërkesë të SPAK në bashkëpunim me prokurorinë e Firenzes me qëllime ekstradimi drejt Italisë.

Për riarrestimin e Farrkut në Manzë ku qëndronte arrest shtëpie ndërhyri reparti special RENEA. Ai do të qëndrojë i izoluar në ambientet e Policisë së Tiranës, për të dalë të hënën para Gjykatës së Posaçme.

GJKKO ka firmosur masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, teksa ditë më parë ai u vetëdorëzua dhe gjendej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, dhënë nga Gjykata e Durrësit. Në seancën e 7 janarit 2025 gjyjkata e Durrësit kishte marrë në shqyrtim kërkesën për arrestimin e përkohshëm ndaj Kreshnik Farrukut dhe Erneo Farruku, vëllai i tij pasi Gjykata e Brescia, Itali me vendimin Nr. 12042/2020 RGNR-5352/2021 RI GIP, datë 29.08.2024, ka caktuar ndaj tij në masën e sigurimit “Arrest në burg”, si të dyshuar për veprat “Organizat kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga legjislacioni penal Italian.Ndaj 51 vjeçarit njihet edhe si Kreshnik Budlla rëndojnë akuzat ‘Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Klani Farruku

Kreshnik Farruku njihet si kreu i klanit dhe përdorte 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë. Ndërkohë në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme i konfiskoi 27 pasuri të regjistruara në emër të Kreshnik Farrukut dhe vëllait Erneo Farrukut, përfshirë toka bujqësore, apartamente, dyqane dhe automjete.

Ndër pasuritë e konfiskuara numërohen disa prona në Tiranë dhe Durrës, apartamente në ndërtesa luksoze, automjete të markave “Mercedes Benz” dhe “Smart”, si dhe bizneset “Eco Energy System” dhe “Rrotull-Beton”.

Dy vëllezërit akuzohen se drejtonin klanin Farruku, grup që u godit në Spanjë në vitin 2023 pas një megaoperacion kundër trafikut të kokainës ku u sekuestrua 2 ton kokainë . Dyshohej se kokaina ishte porositur nga klani Farruku në Ekuador dhe do futej në Spanjë.

Kreshnik Farruku është shqiptari që kishte përdorur 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë. Në maj 2010, Farruku u arrestua së bashku me 7 anëtarë të tjerë të bandës në Barcelonë. Në vitin 2014, Kreshnik Farruku, ose Kreshnik Buddlla, u arratis nga burgu dhe u arrestua në vitin 2019 teksa kërkohej në Spanjë e Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave.

Në 2015 Kreshnik Farrukut i është bë një atentat në Shqipëri në zonën e Don Boskos. Sipas medieve spanjolle Kreshnik Budlla dyshohej për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në 2010, për shkak të pazareve të drogës, por më pas rezultoi se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, që u vra në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.

Emri i Farrukut doli së fundmi edhe në komunikimet e SkyECC në dosjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Nga bisedat e transkriptuara, ish-deputeti i jepte informacione sekrete që të kontrollonte ambientin përreth banesës së tij, pasi kishte informacion se mund të ishte në vëzhgim nga punonjësit e SHISH.

Etiketa: Kreshnik FarrukuKryesore1

Lajme të lidhura

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
Aktualitet

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Para
Arrestimi i Kreshnik Farrukut, Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie – Detajet

Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 12/01/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje

08:12 - 12/01/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026

07:51 - 12/01/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

07:41 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com