GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Arrestohet në Kosovë i dënuari me burgim të përjetshëm

20:10 - 24/08/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet në Kosovë i dënuari me burgim të përjetshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kosovës e ka arrestuar të enjten Alil Demirin, i cili kërkohej me fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut për veprën penale “terrorizëm” për vrasjen e pesë të rinjve më 2012 në Shkup, njoftoi policia maqedonase.

Demiri, 38 vjeç, u arrestua më 24 gusht në Kosovë, ku besohet se ka qëndruar qëkur u arratis pasi u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2012 nga një gjykatë e shkallës së parë, në rastin e njohur si “Monstra”.

Rasti u kthye në rigjykim dhe ai u dënua sërish me burgim të përjetshëm në mungesë në vitin 2021. Ministria e Brendshme maqedonase tha se Policia e Kosovës e ka njoftuar më 24 gusht se “Demiri do të paraqitet para gjykatësit kompetent ”.

Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore të Shkupi, për kryerjen e veprës penale “terrorizëm” nga neni 394 i Kodit Penal, lidhur me rastin e njohur “Monstra” të vrasjes së pesë të rinjve maqedonas pranë liqenit të Smilkovës, në afërsi të Shkupit, më 12 prill të vitit 2012.

Viktimat ishin katër të rinj të moshës prej 18 deri 20 vjeç dhe një tjetër i moshës 44-vjeçare. Trupat e tyre të pajetë ishin gjetur natën e 12 prillit të atij viti nga disa persona që po peshkonin në liqenin artificial. Përveç Alil Demirit, në këtë rast me burgim të përjetshëm u dënuan dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq. Për pjesëmarrje në këtë vrasje, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burgim, ndërsa Haki Aziri me nëntë vjet burgim.

Dy nga të dënuarit me burgim të përjetshëm, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviqi, besohet se ndodheshin prej shumë vjetësh në Kosovë, por autoritetet lokale refuzuan t’i ekstradojnë në Maqedoninë e Veriut.

Ismailoviqi ishte arrestuar nga policia e Kosovës më 2 prill 2021 bazuar në një fletarrestim ndërkombëtar, por Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi ta refuzonte kërkesën e autoriteteve maqedonase për ekstradimin e tij.

Rasti “Monstra” ka shkaktuar protesta e përplasje të shumta në Maqedoninë e Veriut, për shkak të dyshimeve se bëhet fjalë për “proces të montuar nga shërbime të jashtme”.

Partitë politike shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë kërkuar përfshirjen ndërkombëtarëve në zbardhjen e rastit, por kërkesa e tyre është refuzuar nga organet gjyqësore.

Reagimet dhe protestat u përshkallëzuan pasi ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, gjatë publikimit të asaj që njihej si “afera e përgjimeve” në vitin 2013, kishte pretenduar se “në bazë të të dhënave, të dënuarit nuk ishin autorët e vërtetë” të vrasjes së pesë maqedonasve në Smillkovë./REL

Etiketa: arrestohetKosoveMaqedonia e Veriut

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
“Faraoni” ka pranuar paratë e sheikut, pret lejen nga Liverpool

“Faraoni” ka pranuar paratë e sheikut, pret lejen nga Liverpool

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com