GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet profesori italian në Fier, Italia kërkon lirimin e tij pas aksidentit në Shqipëri

22:45 - 26/09/25
në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet profesori italian në Fier, Italia kërkon lirimin e tij pas aksidentit në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat italaine i kanë bërë jehonë arrestimit të profesorit italian Michele D’Angelo, i cili po mbahet në burgun e Fierit për shkak të një aksidenti të ndodhur në datën 8 gusht në rrugën Levan- Fier.

44 vjeç, profesor biologjie në Universitetin e Aquila-s, njëherësh dhe një shkencëtar i famshëm global po mbahet prej dy muajsh në burg dhe kjo çështje sipas mediave vendase mundë të kthehet në një çështje ndërkombëtare.

Kjo ngjarje ka sjellë reagime të forta nga deputetët italianë. Deputeti Luciano D’Alfonso është ankuar te presidenti Bajram Begaj dhe i ka kërkuar që të ndërhyjë për kthimin e profesorit në Itali, një gjë që e kërkojnë dhe kolegët e tij universitarë.

Gjithashtu edhe Ambasada italiane në Tiranë dhe Konsullata e Përgjithshme në Vlorë po ndjekin me vëmendjen më të madhe rastin e Michele D’Angelo. Ansa shkruan se kjo u raportua nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila po mban kontakt të vazhdueshëm me bashkëkombësit e tij italianë, duke kryer vizita në burg dhe duke ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme. Po ashtu lidhur me çështjen, Universiteti i L’Aquila-s ka shprehur angazhimin e tij.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi për të kërkuar lirimin e profesorit dhe për të ulur presionin psikologjik mbi të përfshirët,” tha rektori i zgjedhur Fabio Graziosi.

Michele D’Angelo dhe partnerja e tij u përfshinë në një aksident me makinë në Shqipëri më 8 gusht 2025. Të nesërmen, italianët u ndaluan nga policia dhe profesori u la në paraburgim, pasi akuzohet për mosdhënie ndihme.

Sipas dëshmitarëve afër profesorit, ai po ecte me 40 km në orë dhe u gjend përballë një makine tjetër që ecte me shpejtësi dhe nuk mund ta shmangte. Autoritetet shqiptare e kanë akuzuar profesorin italian për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe “braktisje të mjetit”.

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Shqipëria në “luftë” me Turqinë për 17-vjeçarin e talentuar, FSHF nis bisedimet

Shqipëria në "luftë" me Turqinë për 17-vjeçarin e talentuar, FSHF nis bisedimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com