GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Artan Hoxha bën QUIZ me vendndodhjen e Ahmetajt

22:19 - 12/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Artan Hoxha bën QUIZ me vendndodhjen e Ahmetajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një tjetër fotografi të Arben Ahmetajt, në një aeroport europian. Hoxha pretendon se Ahmetaj nuk është larguar nga Europa, dhe ndodhet në një vend jo shumë larg Shqipërisë.

Mirëpo ai nuk tregon me saktësi se ku ndodhet Arben Ahmetaj.

Shkrimi i gazetarit Artan Hoxha:

Mbani frymën njerëz…

Gjuetia për njeriun me te kërkuar ne Shqipëri, po vazhdon cep me cep te planetit…

Te hënën paradite, menjëherë sapo publikova lajmin se:

‘Ata’ lart, kërkuan arrestimin e ish-numrit 2 te qeverise shqiptare, pasi u siguruan se ai e kishte kaluar kufirin shtetëror shëndoshe e mire,….

Makineria e rende e propagandës, u hodh ne veprim. Specialiste dhe eksperte u shfaqen ne mediat kombëtare, duke këmbëngulur 100%, se lajmet për largimin e Ahmetajt ishin te pavërteta.

Madje informonin opinionin publik me ‘bindje te plote’, se e kishin te konfirmuar nga ‘dy burime’ te sigurta, qe Arben Ahmetaj nuk e kishte kaluar kufirin shtetëror.

Pak me vone, ne mediat informative u shfaq nje lajm i dyte, qe vazhdonte te njëjtën linje.

Informacioni për largimin e Ahmetajt, para se SPAK t’i niste kërkesën për lejimin e arrestimit te tij, parlamentit te Shqipërisë, nuk ishte i vërtete.

Këtë gjë e kishin te konfirmuar nga avokatet e ish-zv/kryeministrit.

Diku nga mbrëmja, doli varianti tjetër.

Sipas versionit te ri, ‘Ahmetaj nuk mund te largohej, pasi kishte vendosur te përballej fort me drejtësinë e re dhe kundërshtarët e tij’..

Ne fakt Ahmetaj, tashme e ka kuptuar qarte ke ka kundër dhe se e duan me patjetër, brenda qelisë burgut për te qene te sigurte se ai nuk do t’u hape telashe. Sigurisht, kur publikova lajmin për largimin e Ahmetajt, nuk e kisha te konfirmuar as nga ‘dy burime’ te shterura nga vapa e meskorrikut, as nga ‘çezma’ te mbushura nga ‘uji i patronazhisteve’.

Te hënën ne mbrëmje, publikova fotot-prove, ku Arben Ahmetaj, shfaqej mesditën e te premtes se 7 korrikut 2023, duke kaluar ne piken e kalimit kufitar me Greqinë, ne Kakavijë.

Ahmetaj, u fotografua ndërsa kishte zbritur nga automjeti i tij dhe po vuloste pasaportën shqiptare te policet greke te kufirit.

Njeriu me i kërkuar ne Shqipëri, po udhëtonte i vetëm drejt një vendi te BE-se, i veshur sportiv, me atlete te kuqe, pantallona te shkurtra dhe bluze verore.

Qe nga ajo dite, vendndodhja e Ahmetajt u kthye ne një çështje me te madhe se vete çështja e madhe ne hetim te tij.

Nga e hëna ne mbrëmje, per 48 ore rresht, është thënë se, Ahmetaj ka shkuar me strehim nga Kanadaja ku i pulsuaka telefoni, ne Venezuela, Uruguaji, disa arkipelagë ekzotike ne Amerikën Latine, Dubai, Maroku, Ishujt Maldive, Bali, e deri ne Japoni. Ne fakt, njeriu me i kërkuar ne Shqipëri, qe ka trazuar te gjithë elitën politike dhe opinion publik ne vend, rezulton te jete shume me afër.

Nuk e ka kaluar oqeanin, as atë Atlantik për ne hemisferën perëndimore, as oqeanin Indian, për ne Lindjen e Largët…

Madje nuk e ka kaluar as detin Mesdhe…

Me poshtë, ne foto,

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke shijuar kafen, ndërsa është transit ne njërin nga aeroportet e BE-se.

Meqenëse është aeroport shume i rrahur nga shqiptaret, besoj ndonjë nga specialistet apo ekspertet e fushës, te angazhuar fuqimisht këto dite, mund te me ndihmoje për cilin aeroport behet fjale, deri sa unë ta ‘konfirmoje nga dy burime’ serioze…

E sigurt se fotot nuk janë realizuar nga satelitet Albania 1 dhe Albania 2, te qeverise Shqiptare…

Etiketa: aeroportArben Ahmetaj

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Para
Partitë e vogla opozitare bashkohen për ndryshimin e sistemit zgjedhor

Shabani: Nëse Ahmetaj nuk përballet me drejtësinë, Rama duhet...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com