GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Arti dhe Kultura në mbështetje të Kombëtares

15:54 - 22/03/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Arti dhe Kultura në mbështetje të Kombëtares
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi mbrëmjen e së martës një darkë me emrat më të mëdhenj të artit dhe muzikës shqiptare në prag të nisjes së fushatës eliminatore të Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm shumë artistë dhe këngëtarë, të cilët nuk ngurruan të shprehnin hapur mbështetjen e tyre për Kombëtaren shqiptare, jo vetëm në këtë rrugëtim të ri që nis më 27 mars kundër Polonisë, por gjithmonë.

Emra të njohur si Ndriçim Xhepa, Aurela Gaçe, Kastriot Çaushi, Rajmonda Bulku, Luan Zhegu, Irma Libohova, e shumë të tjerë u bënë pjesë e këtij aktiviteti të iniciiuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, disa nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së si edhe stafi i trajnerëve të Shqipërisë, me në krye teknikun Silvinjo.

Presidenti Duka mbajti edhe një fjalë rasti në këtë aktivitet.

Ndërsa i uroi mirëseardhjen të gjithë të ftuarve, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar i njohu artistët dhe këngëtarët shqiptarë me investimet e fundit që ka bërë Federata e Futbollit në mbështetje të Kombëtares shqiptare, me ambientet e reja në ‘Shtëpinë e Futbollit’.

Presidenti Duka e vlerësoi mbështetjen e artistëve dhe këngëtarëve dhe i ftoi ai ata që të jenë gjithmonë pranë ekipit Kombëtar si dhe për të sensibilizuar opinionin publik në mbështetje të Kombëtares shqiptare në këtë fushatë të re eliminatoresh, ku objektivi i vetëm është kualifikimi në Europianin e vitit 2024.

“Ju falënderoj që keni ardhur sonte në këtë aktivitet të organizuar nga Federata e Futbollit. Qëllimi i këtij aktiviteti është të kemi mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim të Kombëtares në “EURO 2024”.

Ne e konsiderojmë si një pjesë shumë të rëndësishme të shoqërisë botën e artit, pa dyshim që ju, aktorët dhe këngëtarët ngjasoni në profesion sepse jepni shumë nga vetja juaj për ne që ju ndjekim. Dhe ju më shumë se çdokush mund ta promovoni dhe ta përçoni nevojën për mbështetje të çunave tanë për në Europianin e vitit 2024, ku objektivi është kualifikimi.

Federata e Futbollit i ka krijuar kushtet maksimale për të arritur këtë objektiv. Por pa një mbështetje të përgjithshme dhe pa një klimë të mirë të të gjithë shoqërisë shqiptare, pa një dëshirë dhe dashuri të të gjithëve është e vështirë të arrish. Çunat kanë nevojë për mbështetjen tuaj, ju e keni provuar sepse çdokush prej jush nuk e pëlqen një sallë pa mbështetje, pasi as nuk aktron dhe as nuk këndon dot.

 

Dua t’ju falënderoj edhe njëherë që keni respektuar iniciativën e marrë nga Federata e Futbollit dhe t’ju ftoj që të jeni në mbështetje të futbollit, por edhe kritikë në ato që futbolli bën keq. Faleminderit” – u shpreh Presidenti Duka.

Edhe trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo, në fjalën e tij të rastit u shpreh se ndihet i emocionuar nga mikpritja dhe mbështetja që ka marrë në këto dy muaj të parë në Shqipëri.

“Është kënaqësi të jem këtu sot mes jush. Ndihem pak i emocionuar të them të drejtën, por të gjithë e dinë që unë jam brazilian dhe pak spanjoll, ndërsa sot jam bërë pjesë e kësaj Shqipërie të bukur. Unë jetoj prej dy muajsh në Tiranë dhe kam njohur vërtetë shumë njerëz të mrekullueshëm. Duket qartë që është një mbrëmje artistike sepse ndihet në ajër pak art. Ju faleminderit të gjithë për ftesën që më bëtë, e përsëris jam pak i emocionuar, sepse nuk është e lehtë për mua.

 

Dua të shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar shumë Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin Duka për besimin që më ka dhënë. Faleminderit shumë për investimin që keni bërë në Shtëpinë e Futbollit, kompleksin e ri sportiv ku të gjithë lojtarët po stërviten aty tani dhe janë vërtetë të kënaqur për këtë investim madhor.

Jam njeri që bëj gjithçka me zemër e me shpirt, diçka ma kanë mësuar familja dhe veçanërisht babai im. Shpirti dhe zemra nuk do t’i mungojnë Kombëtares në fushën e lojës, kjo është e sigurt. Faleminderit edhe një herë”.

Etiketa: artiKryesore1kulturaShqiperiaSport

Lajme të lidhura

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Para
20 të arrestuar në Tiranë, ku e shpërndanin kokainën

20 të arrestuar në Tiranë, ku e shpërndanin kokainën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com