GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazeta zvicerane: Rama qeveris si autokrat, drejton ‘personalisht’ bumin e ndërtimeve në Shqipëri

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazeta zvicerane: Rama qeveris si autokrat, drejton ‘personalisht’ bumin e ndërtimeve në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta zvicerane “Tages-Anzeiger” i ka kushtuar një artikull bumit të ndërtimeve dhe investimeve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, përfshirë edhe projektin e investimit në Zvërnec.

Në artikull ngrihen pikëpyetje mbi mënyrën se si merren vendimet për projekte të mëdha ndërtimi në vendin tonë, ndërsa kryeministri Edi Rama paraqitet si një figurë me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin urban dhe arkitekturor.

Gazeta i referohet edhe kritikëve të qeverisë, të cilët e akuzojnë Ramën si personi që ushtron kontroll të gjerë mbi vendimmarrjen dhe se në raste të caktuara projektet zhvillohen pa procese tradicionale tenderimi.

Një pjesë e rëndësishme e shkrimit i kushtohet edhe librit “The Albanian Files”, botim i shtëpisë zvicerane Lars Müller Publishers, i cili përmbledh qindra projekte arkitekturore të propozuara për Shqipërinë.

“Tages-Anzeiger” shkruan po ashtu se disa arkitektë kanë deklaruar se janë kontaktuar drejtpërdrejt nga Rama përmes rrjeteve sociale për të zhvilluar projekte në Shqipëri, ndërsa nuk lë pa përmend gjithashtu edhe qëndrimet e disa aktivistëve dhe gazetarëve të pavarur për mënyrën e financimit të disa projekteve dhe lidhjet e dyshuara me paratë e trafikut të drogës.

“Në fakt, Rama e drejton personalisht bumin e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme në vend. Kryeministri është i diplomuar për pikturë dhe së fundmi ka ekspozuar edhe në Art Basel.

Se si e imagjinon ai të ardhmen arkitekturore të vendit të tij, tregohet në librin “The Albanian Files”. Në rreth 800 faqe prezantohen më shumë se 500 projekte ndërtimi, të hartuara nga 60 studio ndërkombëtare arkitekture në Shqipëri. Parathënien e librit e ka shkruar vetë Rama.

Disa arkitektë pranojnë hapur se janë kontaktuar drejtpërdrejt nga kryeministri përmes WhatsApp-it ose Instagramit, me kërkesën për të hartuar projekte për Shqipërinë- projekte që më pas, sipas pretendimeve, janë realizuar edhe me paratë e mafias së drogës.

Sipas aktivistëve dhe gazetarëve të pavarur, në raste të tilla nuk zhvillohen tenderë publikë. Sipas akuzave të tyre, Rama shpesh merr vendime dhe qeveris si një autokrat.

Një arkitekt nga Roterdami e lavdëron këtë liri të pakufishme dhe madje i uron Ramës të qeverisë për gjithë jetën.

“The Albanian Files” është botuar nga Lars Müller Publishers në Zyrih. Disa aktivistë në Tiranë e konsiderojnë tashmë librin si një lloj “aktakuze të shkruar kundër Edi Ramës”.

Rama i mohon akuzat dhe i cilëson ato si pjesë të një fushate kundër tij dhe Shqipërisë,” shkruan Gazeta zvicerane ndër të tjera.

 

Etiketa: artikullautokratgazeta zviceraneKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim
Botë

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Para
Përfshihet nga zjarri apartamenti pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

Përfshihet nga zjarri apartamenti pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com