GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Asani rrëfehet për Partizanin: Ta harrojnë titullin, pres më shumë nga sulmi

22:20 - 11/11/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Jasir Asani

Jasir Asani

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jasir Asani ka analizuar situatën tek skuadra e Partizanit, ekip në të cilën ishte një protagonist absolut. Ai ka theksuar se kryeqytetasit duhet ta  harrojnë titullin kampion këtë sezon.

“E kam ndjekur shumë Partizanin, vetëm goli u ka munguar. Kanë ikur shumë lojtarë dhe të tjerë të rinj kanë ardhur. Ndoshta ende nuk janë njohur tamam me njëri-tjetrin, por besoj se shpejt do të bëjnë mirë.

Nga sulmuesit mendoj se Zhunior duhet të kishte bërë më shumë gola sesa ka aktualisht. Por sulmuesi ka nevojë edhe për pasime e asiste dhe ndoshta nuk ka pasur furnizimin e duhur. Gjithsesi, nuk është e lehtë të shënosh. Në tërësi janë ekip i mirë, por shpresoj ta marrin veten shpejt dhe të shënojnë sa më shumë. Zhunior dhe Cara më bëjnë më shumë përshtypje në sulmin e Partizanit dhe janë ata që kanë bërë më mirë.

Flas me Albanin (Hoxhën) dhe pjesëtarët e stafit, Vini Hajdarin dhe Neri Sinën, që janë dy nga miqtë më të mirë që kam pasur atje. Kemi kaluar çdo sekondë së bashku. Flas shumë edhe me Ergys Kaçen për çdo ndeshje dhe stërvitje. Më thonë se do të rriten nga ndeshja në ndeshje.

Mendoj se Partizani e ka të vështirë të dalë kampion, por të mos dorëzohen asnjëherë për faktin se kanë pak pikë sepse asnjëherë nuk i dihet. Dua shumë t’i bëjnë të lumtur tifozët dhe veten e tyre, por duhet ta dinë shumë mirë se çfarë do të thotë ajo fanellë. Janë klub shumë i madh dhe duhet shumë punë e sakrificë për Partizanin”, tha Asani.

Etiketa: FutbollSport

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Salianji: Nuk mund të mblidhet Kuvendi nga persona ‘non-grata’

Salianji: Nuk mund të mblidhet Kuvendi nga persona ‘non-grata’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26

Klevis Qose është liruar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i burgjeve. Qose e ka mbajtur këtë detyrë për rreth...

Lexo më shumë
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

15:26 - 01/04/26
Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

15:17 - 01/04/26
APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

15:09 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com