GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Asfalt për zgjedhje/ Demo i Beratit, 2.5 mld lekë Shkëlqimit të PD

15:55 - 01/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Asfalt për zgjedhje/ Demo i Beratit, 2.5 mld lekë Shkëlqimit të PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Berat po kërkon të blejë asfalt që të rregullojë rrugët për fushatën zgjedhore. Kryebashkiaku Ervin Demo me këtë tender kërkon që të marrë me të mira edhe demokratët e krahut të Bashës. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje asfalti” dhe  fond limit 24. 999 990,00 ose afro  2.5 miliardë lekë. Në shqyrtimin e dokumenteve evidentohet se tenderi është dhënë pa garë. Deri në ditën e mbylljes së garë kanë paraqitur dy kompani; “SHKELQIMI 07 sh.p.k” dhe “AEOT” sh.a. Këtë të fundit, kryebashkiaku Demo e ka skualifikuar me arsyetimin se ka mungesë dokumentacioni.

Kështu është lënë në garë vetëm kompania “SHKELQIMI 07 sh.p.k” në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt. Open Data i ka vënë këtij projekti “Flamurin e kuq” për shkak të shkeljes së konkurrencës. Por, gjithashtu ky tender ka rritur riskun për abuzim me fondin limit. Për shkak se kompania fituese ka paraqitur ofertën me vlerë 24 211 750,00 lekë sa 99% e fondit limit.

Ndërkaq, kompania e skualifikuar ka paraqitur ofertën me vlerë  20 834 500 lekë, pra 40 milionë lekë më lirë se kompania e Shkëlqimit. Por, Bashkia Berat nuk ka respektuar rregullin për marrjen në konsideratë të ofertës më të lirë. Si në fshehtësi Demo hoqi këto para nga fondet e bashkisë për të arnuar rrugët që të duken bukur gjatë fushatës.

 

Vëllai i demokratit

Por, kjo çështje ka edhe politikë brenda! Sikur theksuam më lartë, në këtë tender Demo ka përfshirë dhe demokratë. Fituesi Shkëlqim Kapllanaj është vëllai i demokratit Agron Kapllanaj. Ky i fundit i siguronte shumë tenderë korruptiv të vëllait në kohën kur drejtonte Bashkinë Mallakastër. Ndërsa tani po zgjeron rrezen e korrupsionit edhe në bashki të tjera.

 

Vlen të përmendim se Kapllanaj ka shpallur kandidaturën e tij sërish për Bashkinë Mallakastër, nga krahu i kundërshtarëve të Berishës. Epo të jesh vëllai i një demokrati, që gëzon poste të rëndësishme, sigurisht që të hapet rruga për tenderë të rëndësishëm. Megjithëse, edhe në kohën që pjesa më e mirë e bashkive kanë në drejtim socialistë, Kapllanaj ka marrë shumë tenderë. Nga të dhënat e “Spending Data” rezulton se në dy vitet e fundit “Shkelqimi 07” ka përfituar mbi 2.19 miliardë lekë tenderë.  Në dokument shihet Kapllanaj ka përfituar tëndera nga të gjitha bashkitë. Me sa duket vëllai demokrat i ka mirë punët edhe me socialistët.

Lexo edhe:  Kapllanaj klienti i Ramës nga PD, Agolli e gostit me 2.2 miliard lekë të FSHZH-së

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimAgron Kapllanajbashkia beratdemoShkelqim Kapllnajtender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Qyteti i naftës po ‘vdes’, po ikin edhe të rinjtë e fundit

Qyteti i naftës po ‘vdes’, po ikin edhe të rinjtë e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja
Aktualitet

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26

Gjykata e Posaçme liroi nga qelia ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm, (21 shkurt) pasi...

Lexo më shumë
Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26
Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com