GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Elbasan/ Objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’? Autori me maskë silikoni dhe paruke

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Elbasan/ Objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’? Autori me maskë silikoni dhe paruke
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimet për atentatin në Elbasan mbrëmjen e së hënës në lagjen “Vullnetari”, të njohur edhe si zona “Banesat”, kanë marrë tjetër rrjedhë. Blutë e Elbasanit po hetojnë një tjetër pistë, atë të mundësisë që autori të ketë ngatërruar shënjestër. Grupi hetimor ka dyshime se objektiv i atentatit të ketë qenë nipi i Kastriot Kilës, i njohur si “Ot Kila”, një personazh i njohur në botën e krimit. Ai ka qenë në të njëjtën bar-kafe në momentin kur autori i maskuar, siç sqarojnë burimet, qëlloi me armë dhe plumbat kapën Armand Tomorricën dhe Renaldo Mancen. Nga të shtënat mbeti i plagosur aksidentalisht dhe kamerieri 19-vjeçar Biorgi Hoxha.

Burimet flasin edhe për një tjetër klient të plagosur lehtë.

Nipi i Ot Kilës mësohet se ka qenë i ulur në të njëjtën tavolinë me dy prej të plagosuve. Të pyetur nga grupi hetimor, të plagosurit që tashmë janë jashtë rrezikut për jetën kanë deklaruar se nuk e njohin autorin dhe nuk janë të përfshirë në asnjë konflikt. Ndërkohë, në pyetje është marrë edhe nipi i Ot Kilës, i cili po ashtu ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke thënë se nuk ka asnjë konflikt.

Ndërkohë, hetimet kanë zbuluar se autori ishte përgatitur me kujdes për të mos u identifikuar. Ai është filmuar nga kamerat në rrugë i maskuar me paruke me flokë të gjata dhe maskë silikoni, element ky qe tregon se atentati ishte i planifikuar. Pasi qëlloi me 6 plumba pistolete, u largua në këmbë nëpër rrugicat e lagjes, duke i shpëtuar një efektivi që gjendej rastësisht në lokal dhe u vu në ndjekje të tij. Gjatë arratisjes autori hodhi armën e krimit, e cila është sekuestruar.

Ot Kila është një personazh me precedentë të mëparshëm kriminal, si bashkëpunëtor i Talo Celes.  Ai permendet edhe nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Në vitin 2018 ai u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, pasi autoritetet italiane e akuzonin për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë. Dy muaj pas arrestimit, Prokuroria e Elbasanit sekuestroi pasuri në emër të tij dhe familjarëve me vlerë të deklaruar rreth 71 milionë lekë, përfshirë një godinë 5-katëshe, tokë, njësi shërbimi, shoqërinë “Kila Trans”, si edhe 39 automjete luksoze dhe 6 motomjete, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal. Më pas, Gjykata e Elbasanit e liroi nga paraburgimi duke caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Pas lajmeve se objektiv i sulmit dje në ka qenë nipi i Kastriot Kilës, i njohur si “Ot Kila”, ky i fundit e ka mohuar lajmin.

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se npi i tij ka qenë aty rastësisht dhe nuk ka të bëjë fare me këte.

gijotina.com/

Etiketa: AtentatiKryesore1Ot Kila

Lajme të lidhura

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë reagon ndaj Vuçiç për devijimin e mundshëm të lumit Ibër: Apel BE-së dhe SHBA-së!
Aktualitet

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë reagon ndaj Vuçiç për devijimin e mundshëm të lumit Ibër: Apel BE-së dhe SHBA-së!

17:44 - 11/08/26
Moti ekstrem/ Qershori dhe korriku, muajt më të nxehtë të regjistruar
Aktualitet

Moti ekstrem/ Qershori dhe korriku, muajt më të nxehtë të regjistruar

17:23 - 11/08/26
Zjarret në Shqipëri: Ja sa vatra aktive ka në të gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret në Shqipëri: Ja sa vatra aktive ka në të gjithë vendin

17:02 - 11/08/26
Para
Meta kërkoi hetim për punonjësit të paraburgimit 313, Gjykata rrëzon kërkesën e tij

Meta kërkoi hetim për punonjësit të paraburgimit 313, Gjykata rrëzon kërkesën e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Luis Enrique: Duam ta barazojmë rekordin e Real Madridit për të fituar 3 herë rradhazi Champions League
Sport

Luis Enrique: Duam ta barazojmë rekordin e Real Madridit për të fituar 3 herë rradhazi Champions League

18:08 - 11/08/26

PSG po përgatitet për finalen e tyre të parë të sezonit. Kampionët e Champions League, do të synojnë të mbrojnë...

Lexo më shumë
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë reagon ndaj Vuçiç për devijimin e mundshëm të lumit Ibër: Apel BE-së dhe SHBA-së!

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë reagon ndaj Vuçiç për devijimin e mundshëm të lumit Ibër: Apel BE-së dhe SHBA-së!

17:44 - 11/08/26
Moti ekstrem/ Qershori dhe korriku, muajt më të nxehtë të regjistruar

Moti ekstrem/ Qershori dhe korriku, muajt më të nxehtë të regjistruar

17:23 - 11/08/26
Zjarret në Shqipëri: Ja sa vatra aktive ka në të gjithë vendin

Zjarret në Shqipëri: Ja sa vatra aktive ka në të gjithë vendin

17:02 - 11/08/26
Zjarr pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, flakët përfshijnë kabinën e ujësjellësit

Zjarr pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, flakët përfshijnë kabinën e ujësjellësit

16:46 - 11/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com