GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafik minorenësh dhe skeda në Greqi! Detaje nga atentati në Sarandë, e shkuara kriminale e Thimjo Rubatit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Trafik minorenësh dhe skeda në Greqi! Detaje nga atentati në Sarandë, e shkuara kriminale e Thimjo Rubatit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me armë zjarri që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar të Sarandës.

Shënjestra e këtij sulmi, 50-vjeçari Thimjo Rubati, rezulton të jetë një personazh me një skedë të pasur kriminale dhe i njohur prej vitesh nga drejtësia, si ajo shqiptare ashtu edhe ajo greke.

Grupi hetimor ka zbardhur të kaluarën e 50-vjeçarit, i cili vetëm vitet e fundit kishte lënë qelinë e një burgu në shtetin fqinj, Greqi, ku vuante dënimin i akuzuar për një ngjarje mjaft të rëndë penale.

Gjatë kohës që Rubati ndodhej i izoluar në burgun grek, autoritetet shqiptare e kërkonin atë zyrtarisht për llogari të një dosjeje voluminoze korrupsioni dhe kontrabande. Ai ishte i përfshirë në një skemë të fuqishme të trafikimit dhe kontrabandimit të makinave, ku implikoheshin edhe zyrtarë doganorë.

Megjithatë, sapo la qelinë në Greqi dhe u përball me drejtësinë shqiptare, Rubati arriti t’i shpëtonte burgut në vendlindje. Gjykata e Apelit e dënoi atë me kusht, duke bërë që ai të mos kryente asnjë ditë burg në Shqiperi për këtë aferë.

E kaluara e Thimjo Rubatit daton që prej fillimit të viteve 2000 me vepra të rënda penale kundër personit.

Në vitin 2002 ai është arrestuar nga policia i akuzuar për trafikim të të miturve, ndërsa në vitin 2012 është vënë sërish në pranga, i akuzuar për rrëmbimin e një vajze të mitur, vetëm 16 vjeçe.

Dinamika e atentatit të mbrëmjes së djeshme tregon se autorët kanë qenë të vendosur për ta eliminuar 50-vjeçarin. Nga ekspertiza paraprake në vendin e ngjarjes, policia ka bërë me dije se ndaj Rubatit është qëlluar me pistoletë të kalibrit 9 mm.

Ekspertët e krimeve kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 gëzhoja në vendin ku ndodhi sulmi. Ndërkohë, po verifikohen të gjitha pistat e mundshme, ku primare mbeten larjet e hesapeve për shkak të së kaluarës së tij të trazuar kriminale.

Etiketa: atentatKryesore1Sarandë

Lajme të lidhura

Shembja e godinës në Athinë! Zbardhen identitetet e shqiptarëve që humbën jetën, viktimat motër e vëlla
Aktualitet

Shembja e godinës në Athinë! Zbardhen identitetet e shqiptarëve që humbën jetën, viktimat motër e vëlla

10:58 - 26/09/26
SPAK aksion në Shkodër! Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Bledar Cafi, rishpallet në kërkim Indrit Dokle
Aktualitet

SPAK aksion në Shkodër! Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Bledar Cafi, rishpallet në kërkim Indrit Dokle

10:43 - 26/09/26
“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen!
Aktualitet

Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës

10:28 - 26/09/26
Para
Konjufca i drejtohet BE-së: Dënoni deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë!

Konjufca i drejtohet BE-së: Dënoni deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e godinës në Athinë! Zbardhen identitetet e shqiptarëve që humbën jetën, viktimat motër e vëlla
Aktualitet

Shembja e godinës në Athinë! Zbardhen identitetet e shqiptarëve që humbën jetën, viktimat motër e vëlla

10:58 - 26/09/26

Janë identifikuar personat që dyshohet se ndodhen ende nën rrënojat e godinës që u shemb një ditë më parë në...

Lexo më shumë
SPAK aksion në Shkodër! Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Bledar Cafi, rishpallet në kërkim Indrit Dokle

SPAK aksion në Shkodër! Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Bledar Cafi, rishpallet në kërkim Indrit Dokle

10:43 - 26/09/26
“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen!

Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës

10:28 - 26/09/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

10:14 - 26/09/26
Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

09:51 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com