GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Avokati pranon se ka përdorur Inteligjencën Artificiale për…

19:32 - 29/05/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Avokati pranon se ka përdorur Inteligjencën Artificiale për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një avokat nga Nju Jorku po përballet me një seancë gjyqësore pasi firma e tij përdori aplikacionin e inteligjencës artificiale ChatGPT për kërkime ligjore. Një gjyqtar tha se gjykata u përball me një “rrethanë të paprecedentë” pasi u gjet një dosje për të referuar raste ligjore që nuk ekzistonin.

Avokati që përdori aplikacionin i tha gjykatës se “nuk ishte në dijeni se përmbajtja e tij mund të ishte e rreme”. ChatGPT krijon tekst origjinal sipas kërkesës, por vjen me paralajmërime se mund të “prodhojë informacion të pasaktë”.

Rasti origjinal përfshinte një burrë që paditi një linjë ajrore për një lëndim të supozuar personal. Ekipi i tij ligjor dorëzoi një përmbledhje që citonte disa çështje të mëparshme gjyqësore në një përpjekje për të dhënë prova, duke përdorur precedent se pse çështja duhet të ecë përpara. Por avokatët e linjës ajrore më vonë i shkruajtën gjykatësit për të thënë se nuk mund të gjenin disa nga rastet që ishin referuar në përmbledhje. Gjyqtari Castel shkroi në një urdhër duke kërkuar sqarime nga ekipi ligjor i paditësit:

“Gjashtë nga rastet e paraqitura duket se janë vendime të falsifikuara gjyqësore me citate dhe citime të brendshme false.”

Gjatë disa dosjeve, doli se kërkimi nuk ishte përgatitur nga Peter LoDuca, avokati i paditësit, por nga një koleg i tij në të njëjtën studio ligjore. Steven A Schwartz, i cili ka qenë avokat për më shumë se 30 vjet, përdori ChatGPT për të kërkuar raste të ngjashme të mëparshme. Në deklaratën e tij me shkrim, Schwartz sqaroi se LoDuca nuk kishte qenë pjesë e hulumtimit dhe nuk kishte njohuri se si ishte kryer. Schwartz shtoi se atij “i vjen shumë keq” që u mbështet në chatbot, të cilin ai tha se nuk e kishte përdorur kurrë për kërkime ligjore më parë dhe se ishte “i pavetëdijshëm se përmbajtja e tij mund të ishte e rreme”./SHQIP

Etiketa: avokatNew York

Lajme të lidhura

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Rizgjedhja e Erdogan, ja ‘fati’ i lirës turke

Rizgjedhja e Erdogan, ja ‘fati’ i lirës turke

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, Nallbati: Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha
Breaking Views

Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, Nallbati: Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha

17:09 - 02/02/26

Mbledhja e PD u shoqërua me debate, pas propozimit për të mos shkuar në Komisionet e Reformës Territoriale dhe Zgjedhore....

Lexo më shumë
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht…

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht…

17:00 - 02/02/26
Ina Zhupa kundërshton urdhrin e Berishës: Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve

Ina Zhupa kundërshton urdhrin e Berishës: Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve

16:53 - 02/02/26
Eno Bozdo kërkon dialog me PS-në: Të marrim pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale

Eno Bozdo kërkon dialog me PS-në: Të marrim pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale

16:50 - 02/02/26
Leskaj sfidon Berishën për bojkotin e reformës territoriale: Po i hapim rrugë Ramës ta deformojë edhe më shumë

Leskaj sfidon Berishën për bojkotin e reformës territoriale: Po i hapim rrugë Ramës ta deformojë edhe më shumë

16:41 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com