“Avullojnë” 20 milionë eurot e ARRSH-së për skarpatet e Rrugës së Arbrit

 

Nga Enver Doçi/ Për të rivitalizuar skarpatet e maleve në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit dhe në fshatin Plan i Bardhë, Autoriteti Rrugor Shqiptar akordoi një vit më parë plot 20 milionë euro.

Firma “Gjoka Konstruksion” që po ndërton rrugën e Arbrit nuk e bëri rivitalizimin e këtyre skarpatave me pretendimin se ato ishin ndërtuar nga kompani të tjera vite më parë dhe nuk përfshihej në fondin për ndërtimin e pjesës së mbetur të rrugës së Arbrit.

Kështu, në këto dy segmente u shpenzuan nga buxheti i shtetit e përkatësisht nga taksat e shqiptarëve plot 20 milion euro. Por çështja nuk mbetet këtu.

Në segmentet e reja të ndërtuara po nga firma që fitoi zbatimin e projektit nuk është bërë rivitalizimi i skarpatave.

Rasti konkret është ai i shpatit të malit në dalje të tunelit numër katër mbi fshatin Fshat të Bashkisë së Klosit.

Siç duket nga pamjet, në këtë zonë nuk është vendosur as rrjetë e ngjitur në shpat e as rrjetë mbrojtëse për të mos rënë gurët.

Terreni i thyer dhe formacioni i lëvizshëm ka bërë që në ditët e fundit, në rrugë të përfundojnë shkëmbinj.

Por, specialistët thonë se nuk ndërhyhet dhe nuk vendoset rrjeta mbrojtëse, atëherë pasojat mund të jenë të rënda pasi shkëmbinjtë janë gati në shembje.

Ndoshta edhe në këtë rast pritet të bëhet një tender i ri për të fryrë akoma më shumë këtë investim që nuk ka përfunduar.

 

 

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT