GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Babai vret tre fëmijët e mitur për hakmarrje ndaj nënës së tyre

10:11 - 16/12/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Babai vret tre fëmijët e mitur për hakmarrje ndaj nënës së tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku babai ka vrarë me jastëk dhe thikë katër fëmijët e tij të mitur. Arsyeja absurde e krimit, ishte hakmarrja ndaj nënës së tyre që e la. Trupat e viktimave, të moshës tre, gjashtë, tetë dhe 11 vjeç, u gjetën të martën në shtëpinë e të dyshuarit në Alvorada, Brazili jugor.

Policia arrestoi David da Silva Lemos, 28 vjeç, në një hotel në Porto Alegre fqinje të nesërmen.

Ai i tha policisë se u kishte dhënë fëmijëve “çaj” për t’i qetësuar, para se t’i mbyste me jastëk dhe t’i godiste me thikë për vdekje. Fëmijët u gjetën të vdekur në shtëpi me plagë me thikë kur familjarët thirrën policinë. Ai u dërgua në komisariat dhe heshti.

Gjyshja nga nëna e viktimave beson se ai i vrau fëmijët për t’u “hakmarrë” ndaj nënës së tyre të larguar së fundmi.

“Ai kishte sulmuar tashmë vajzën time. Marrëdhënia e tyre mbaroi përgjithmonë, por ai e bëri këtë për të arritur vajzën time, jam e sigurt për këtë, në mënyrën më të keqe të mundshme. Ai është një frikacak”, tha ajo për mediat lokale.

Sipas policisë, sulmuesit i ishte ndaluar t’i afrohej gruas pasi e kishte sulmuar.

“Do të përpiqemi të analizojmë edhe celularin e sekuestruar për të mbledhur më shumë prova”, tha kreu i hetimeve.

Çifti ishin bashkë për 12 vjet, por u ndanë pasi Lemos sulmoi partneren e tij në shtator. Viktima 24-vjeçare kishte denoncuar në polici ngjarjen dhe ndaj tij ishin marrë masa shtrënguese.

Familjarët thanë se në momentin e vrasjes, fëmijët qëndronin me babain e tyre dhe do të ktheheshin te nëna në ditët në vijim. Policia tha se Lemos i kishte dërguar mesazhe kërcënuese ish-partneres së tij pak para kohës që besohet se kanë ndodhur vrasjet.

Etiketa: Brazilfamiljengjarje

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
KLP nis seancën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

KLP nis seancën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë
Breaking Views

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë

12:55 - 15/03/26

Zgjedhjet për Kryetarin e Degës së PD Vlorë, procesi nis i qetë. Sot, më 15 mars, pranë Degës së Partisë...

Lexo më shumë
“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit

“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit

12:30 - 15/03/26
Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

12:15 - 15/03/26
Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

11:53 - 15/03/26
“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

11:44 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com