GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Babalja pas vulës dhe Surrelsi që beson makthin e Gol-Golit!

në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Babalja pas vulës dhe Surrelsi që beson makthin e Gol-Golit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sizma politiko-revanshuese e të gjatit të Surrelit, do të tentojë të gjejë sërish terren vetëm në një nga levat e mekanizmit, që mesa duket, atij i jep pak buskopan qetësues në tërë diarrenë e madhe post McGonigal:  Gjykata e Apelit.

Pas masturbimit të shijuar me rihapjen e llogoreve të zjarrit Brenda opozitës, fakt që Apeli ia dha si dhuratë për 7-8 marsin, tashmë plaku i goditur nga të gjitha anët, dhe I zhveshur tërësisht edhe nga kopertura e deridjeshme në imazh e kredibilitet nga State Department kërkon të shijojë një tjetër prishje, për të shuar një makth të trashëguar, politik, faktik, ideologjik dhe afër riskut: Fatin politik të deputetit të PD, Ervin Salianji!

E përsëri, për këtë I duhet Gjykata e Apelit! Por, këtë radhë gurët në skakierë janë të vendosur tërësisht ndryshe, e ku mbreti e mbretëresha kanë një bllokadë të madhe përpara, e ku surrelasi I vogël Velo po tenton të ndërtojë skemën e tij asgjësuese me shumë sforco e djersimë. I duhet sërish apeli, sepse I duhet të mos ketë aty, në mejhanen e tij politike, dhe në oborrin e tij të haremit politik, njeriun të cilit rrezikun ia ndien, jo nga rikosheta politike, por nga konstatimi-fakt i herëpashershëm!

Komunari surrelas ka vetëm një indicie periferike si një bonus: Heshtjen Brenda vetë kampit opozitar, tashmë të ndarë në shtatëdhjetë pjesë: Atë të disa larvave politike Brenda rithemelimit që, edhe ata, ndoshta më shumë se I gjati nuk e duan Salianjin në atë godinë. Po kjo është tjetër histori, por që Ramës I konvenon paksa në këtë realitet fake të proklamimit për drejtësinë brilante, të mbetur vetëm në dyert e incenerimit, pa hyrë e pa goditur kurrsesi drejt e në zemër të fadromës së madhe gëlltitëse, jo të plehrave, por të plehut bazik qëndror, që vetëm thith e thith nga një buxhet.

Matematika e surrelsit tashmë në fundin e vajit të tij politik amerikan nuk I jep kurrsesi shijen e shkërdhimit opozitar me, dhe pa vulë, pa tentuar të finalizojë likujdimin politik të njeriut që I paralajmëroi disa herë vdekjen politike në prag, duke I kujtuar plagosjen e ardhur përtej kufinjve të pashallikut të tij aktual.

E kështu 7 marsi i mësuesve të Linditës, Evisit e Edit, afron edhe vendimmarrjen e një egoizmi të tij faktik të pashprehur, por të akumuluar, duke tentuar ti japë edhe një grusht domethënës aksionit të tij politik për një PD sa më soft. Qoftë edhe me porosi në heshtje të kunatit dhe rolit të tij cinik të heshtur, por me helmin e një revanshi bazik.

Surrelsin plak të plagosur ndërkombëtarisht nuk e shqetëson aspak Salianji në PD, por e bezdis deri në dalje-mendsh, Ervini në Parlament, dhe në lëmin politik, pikërisht aty ku I duhet të përgatisë receta e receta të radhës për një bashkëjetesë opozitare reale, por me gjasme. E për këtë, thërritet sërish Apeli në forcë.

Surrelsi ka dështuar shtatë herë të eleminojë politikisht, jo ndoshta, por makthin e tij konstant, duke perceptuar në vijimësi dhe në kalkulimet e tij politike që statura e tij politike është larg së djeshmes dhe afër kontentit që pikërisht atij i prish terezinë. Mjaft. Shpesh. Më shumë se ç’mund të mendojë Elisa shkodrane. Nëse për demokracinë, korrupsioni është vaji I makinave, me erë shumë të rëndë, të pistë dhe të domosdoshëm siç dikur në një kast kinematografik anti-mafie, Espinoza I famshëm I drejtohej oborrit anti-shtet, për drejtësinë e Ramës, kapja në degët e saj (në rastin konkret Apeli) është si arseniku dental.

7 marsi I mësuesve është si dita që mes festës e urimit, Rama kërkon të marrë benefitin e radhës, por këtë radhë përballë asaj pjese politike që e trazon fort në plagosjen dhe fundin e tij ndërkombëtar. E, pikërisht këtë bezdi, surrelsi kërkon ta largojë nga vetja, edhe pse këtë radhë vetë e di që “loja” është tërësisht ndryshe. Në oborrin e rithemelimit, pak pasionantë të asgjësë duan finalizimin e dosjes se Babales me eleminim politik, e për këtë, mbase prej kohësh kanë dërguar selam në Surrel. Rama në kompresat politike të nxehjes së madhe poshtë rripit dhe sipër qafës, pas gjizës e okllaisë, mori diazepanin e parë politik, vulës së Lulit.

Po këtë radhë I trembet dhe I beson  shumë faktit që ndeshja do të dalë

Gol-Gol…!

Etiketa: ceshtjaKryesore1McGonigalRama

Lajme të lidhura

Analiza nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!
Editorial

Analiza nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

15:14 - 26/11/26
Ministri gëzon për 7 milionë euro buxhet, Kosova nuk ndihet për 70 milionë!
Editorial

Ministri gëzon për 7 milionë euro buxhet, Kosova nuk ndihet për 70 milionë!

21:18 - 20/11/26
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Para
Hapi i radhës i Berishës: Rekurs në GjL dhe Gjykatën Ndërkombëtare

Berisha: McGonigal me Gjiknurin e Ballën gjobitën bizneset

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi
Aktualitet

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës së radhës kombëtare të paralajmëruar për...

Lexo më shumë
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26
Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com