GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Balliu: Balluku kurdisi arrestimin e Belerit me Oltion Bistrin dhe Aurel Zarkën, shpërbleu kunatin e ish-kryeprokurorit

14:44 - 18/02/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Balliu: Veliaj, narko-lavatriçja e parave të bandave të krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka kërkuar ditën e sotme që të hetohet, zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila sipas Klevis Balliut rezulton e përfshirë në disa skenarë të dyshimtë.

Nga selia blu, Klevis Balliu deklaroi se arrestimi i Fredi Belerit është orkestruar nga ish shefi i operacionales, Oltion Bistri dhe nga ish kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka.

Këta të dy sipas PD janë të lidhur me Belinda Ballukun.  Më tej sipas demokratit, Belina Balluku ka emëruar kunatin e Aurel Zarkës në krye të Koorporatës Elektroenergjitike (KESH).“Kur ndodhi e papritura një vit më vonë, dhe SPAK arrestoi me 29 korrik 2024 prokurorin Zarka, Belinda Balluku për 24 orë i ka emëruar e tij kunatin Erald Elezi, si drejtor të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare për t’i dhënë garanci se nuk e kishte shitur dhe as e kishte lëshuar.

Erald Elezit i është dhënë aseti më i rëndësishëm i infrastrukturës kritike të energjisë, mbase si garanci që Aurel Zarka të mos flasë dhe të mos tregojë të vërtetat që di ai.”, thekson Balliu.

Deklarata e koordinatorit rajonal të Tiranës, Klevis Balliu:

Me datën 13 Mars 2024 Erind Sulo emërohet administrator dhe drejtor i ri i Koorporateës Elektroenergjitike shqiptare. Por për habinë e të gjithëve, ai shkarkohet nga kjo detyrë 4 muaj më pas, motivacioni i shkarkimit të tij mbeti mister, pasi nuk rezultonte që ai te kishte ndonjë problem, nuk rezultonte të kishte mosmarrëveshje me ministren e Energjisë Belinda Balluku, përkundrazi ai u pa në rrethin e ngushtë të Ballukut dhe mori mbështetjen e saj pas shkarkimit.

Por motivi i shkarkimit të Erindi Sulos do mbetej mister deri sa një informacion i siguruar nga burime shikohet nga aktet zyrtare se shkarkimi i Erind Sulos mund të lidhet në fakt edhe me lojën e bërë ndaj Fredi Belerit, që rezulton se arkitektë mund të jenë, jo vetëm Edi Rama por dhe Belinda Balluku.

Në vitin 2023, dy ishin funksionaret e policisë dhe prokurorisë të cilët dyshohet se kurdisën kurthin ndaj Fredi Belerit. Ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri, i promovuar në këtë detyrë nga Belinda Balluku.

Ish-prokurori i rrethit të Vlorës, Aurel Zarka, gjithashtu i lidhur me Belinda Ballukun dyshohet nëpërmjet kunatit të tij të quajtur Erald Elezi, i cili në vitin 2023 punonte në ARRSH me emërim direkt të Ballukut.

Një vit më vonë me 29 korrik 2024 ndodhi që Prokuroria e Posaçme shqiptare SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka në bazë të një procedimi të autoriteteve belge në lidhje me transkiptimet e telefonave SKY ENCRO.

Vetëm 24 orë më vonë nga arrestimi i prokurorit Zarkaj, rezulton se është mbledhur bordi drejtues i Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare KESH dhe ka shkarkuar nga detyra drejtorin Erindi Sulo, për ta zëvendësuar atë me urgjencë me kunatin e prokurorit të arrestuar Aurel Zarka.

Nga aktet zyrtare rezulton se me datën 30 korrik 2024, bordi drejtues i KESH ka bërë emërimin e drejtorit dhe administratorit te ri të këtij institucioni Erald Elezi.

Shtetasi Erald Elezi rezulton kunati i prokurorit të arrestuar Aurel Zarka. Ne deklarimin e pasurisë që ka bërë në institucionet shtetërore, në deklaratë gjenden dhe te ardhurat e detajuara të bashkëshortes së zotit Zarka, shtetases Suela Zarka (Elezi) e cila rezulton e bija e Hysni dhe Hurma Elezit, e datëlindjes 11 Qershor 1981.

Njësoj rezulton dhe drejtori i KESH, i biri i Hysni dhe Hurma Elezit, i lindur me 13 Janar 1992.

Pra rezulton se prokurori Aurel Zarkaj ka për grua të motrën e Erald Elezit, i cili është emëruar drejtor i KESH, 24 orë pas arrestimit të prokurorit Zarka.

Po ashtu, nga administrimi i të dhënave zyrtare rezulton se në Dhjetor 2023, dy motrat Suela Zarka dhe Algerta Elezi, kanë themeluar në Tiranë kompaninë tregtare CITY LOCKERS, ç’ka është tregues se të dy motrat me të vëllanë janë në marrëdhënie të ngushta jo vetëm si lidhje biologjike, por dhe si lidhje biznesi.

Nga sa me sipër mund të arsyetohet se urdhrin e Ramës nga pikëpamja operative e ka ndjekur Lubi Balluku.

Kur ndodhi e papritura një vit më vonë, dhe SPAK arrestoi me 29 korrik 2024 prokurorin Zarka, Belinda Balluku për 24 orë i ka emëruar e tij kunatin Erald Elezi, si drejtor të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare për t’i dhënë garanci se nuk e kishte shitur dhe as e kishte lëshuar.

Erald Elezit i është dhënë aseti më i rëndësishëm i infrastrukturës kritike të energjisë, mbase si garanci që Aurel Zarka të mos flasë dhe të mos tregojë të vërtetat që di ai.

U bëjmë thirrje organeve ligjazbatuese që të hetojnë lidhjet e Belinda Ballukut me këto aksione.

Etiketa: Aurel ZarkaBalliuballlukuhetimePD

Lajme të lidhura

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Salianji me ironi ndaj Berishës: Rama nuk ikën me muzikë poshtë zyrës
Breaking Views

Salianji me ironi ndaj Berishës: Rama nuk ikën me muzikë poshtë zyrës

21:58 - 04/12/25
Para
Dosja “CEZ-DIA”/ Meta lë sot qelinë për t’u paraqitur në SPAK

Reforma në drejtësi, flet Meta nga burgu: 'Perëndimorët' bën sikur nuk e kishin idenë ç'është Kushtetuta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

Biznesmeni Elman Abule, i cili është marrë i pandehur në dosjen e Erion Veliaj, është paraqitur në GJKKO, ku zhvillohet...

Lexo më shumë
Qarkullonin më armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin më armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com