GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Balona ‘spiune’, reagon Kina: Ishte për monitorimin e motit

09:42 - 04/02/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Balona ‘spiune’, reagon Kina: Ishte për monitorimin e motit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kina ka kërkuar që çështja e balonës “spiune” në qiejt e SHBA, të trajtohet me qetësi, duke deklaruar se ishte thjesht një dron që monitoron motin, që kishte përfunduan gabimisht në Amerikë.

Ky dron u pa për herë të fundit në Misuri dhe pritet të arrijë në bregun lindor të Amerikës pranë Carolina këtë fundjavë.

SHBA ka vendosur të mos e rrëzojë për shkak të rrezikut të rënies së mbeturinave.

Incidenti vjen në mes të marrëdhënieve të tensionuara mes SHBA-së dhe Kinës.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken anuloi vizitën në Pekin, duke thënë se prania e balonës “mbikëqyrëse” ishte “një akt i papërgjegjshëm”.

Gjatë mbrëmjes së të premtes, SHBA raportoi për një balonë të dytë kineze që fluturonte mbi Amerikën Latine.

Në një deklaratë të shtunën, ministria e jashtme e Kinës tha se Pekini “kurrë nuk ka shkelur territorin dhe hapësirën ajrore të ndonjë vendi sovran”.

Reagimi

Në deklaratë thuhet se incidenti është diskutuar me Blinken, duke theksuar se mbajtja e kanaleve të komunikimit në të gjitha nivelet ishte e rëndësishme, “veçanërisht në trajtimin e disa situatave të papritura në një mënyrë të qetë dhe të besueshme”.

Ndërsa shtoi se “disa politikanë dhe media në Shtetet e Bashkuara e përdorën incidentin si pretekst për të sulmuar dhe njollosur Kinën”.

Sipas zyrtarëve amerikanë, balona fluturoi mbi Alaskë dhe Kanada përpara se të shfaqej mbi shtetin amerikan të Montana, i ku ndodhen disa qendra raketore bërthamore.

Incidenti zemëroi zyrtarët e lartë amerikanë, ku Blinken deklaroi se ai i kishte thënë Pekinit se prania e balonës ishte “një shkelje e qartë e sovranitetit të SHBA dhe ligjit ndërkombëtar” dhe “një akt i papërgjegjshëm”.

Ai e quajti “të papranueshëm” dhe “madje të papërgjegjshme në prag të një vizite të planifikuar prej kohësh”.

Kryediplomati amerikan do të vizitonte Pekinin nga 5 deri më 6 shkurt për të zhvilluar bisedime për një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë sigurinë, Tajvanin dhe Covid-19.

Etiketa: balonakinaMoti

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Vazhdon dëbora në qarkun e Korçës, borëpastrueset në punë

Vazhdon dëbora në qarkun e Korçës, borëpastrueset në punë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com