GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banka Shqiptare: Ulen komisionet për transfertat bankare në euro brenda vendit

08:31 - 25/01/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Banka Shqiptare: Ulen komisionet për transfertat bankare në euro brenda vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka e Shqipërisë njoftoi të hënën nisjen e funksionimit të sistemit të pagesave AIPS Euro, që do të procesojë pagesat e klientëve të bankave në euro, brenda vendit. Ky sistem do të sjellë një ulje drastike të komisioneve për transfertat ndërbankare kombëtare në euro. Deri javën e kaluar, transfertat në euro mund të bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit. Kjo rrugë krijonte vonesa në kohë dhe, mbi të gjitha, kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në lekë. Me sistemin e ri AIPS Euro, Banka e Shqpërisë ka përcaktuar edhe vlera tavan që bankat tregtare për komisionet që ato mund t’iu ngarkojnë klientëve të tyre.

Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS EURO, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinue për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jenë më i lartë se 0.2% e vlerës së transferuar dhe komisioni dysheme nuk mund të jetë më i lartë se 6 euro. Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS EURO, por që janë të iniciuara në formë elektronike, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e totalit të komisioneve të aplikuara për çdo pagesë të iniciuar në formë jo elektronike. Kjo do të thotë zbatimin e totalit të komisioneve dysheme të lartë se 3 euro, totalit të komisioneve jo më të lartë se 0.1% e vlerës së transferuar për vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro.

Në total, për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS EURO, totali i komisioneve maksimum të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë, nuk duhet të jetë më i lartë se 50 Euro, pavarësisht nga shuma. Gjithashtu, për transfertat e kryera përmes këtij sistemi në asnjë rast nuk duhet të aplikohen komisione për fondet në mbërritje.

Sipas Bankës së Shqipërisë, përmbushja e këtij projekti nxit arritjen e objektivit të krijimit të një tregu modern e gjithëpërfshirës të pagesave me vlerë të vogël, të mbështetur nga infrastruktura të sigurta dhe efikase, si dhe nga një gamë e gjerë instrumentesh dhe shërbimesh të pagesave që përmbushin nevojat e përdoruesve të tyre, të aftë financiarisht, në të gjithë vendin.

Promovimi i këtij objektivi vlerësohet se do të arrihet përmes një sërë përfitimesh që sjell projekti në tregun shqiptar të pagesave. Në ndryshim nga mënyra joefikase e funksionimit të deritanishëm të tregut nëpërmjet bankave korrespondente jashtë vendit, operimi i Sistemit AIPS Euro iu mundëson qytetarëve shqiptarë kryerjen e pagesave në euro brenda vendit me kosto shumë më të ulët dhe brenda një afati kohor shumë më të shkurtër nga procesi aktual i kryer nëpërmjet bankave korrespondente. Gjithashtu, ky projekt vlerësohet të ketë efekte mjaft pozitive edhe nga pikëpamja e administrimit të parasë fizike në euro nga ana e bankave dhe promovimit të pagesave elektronike edhe në këtë segment të tregut, duke nxitur qytetarët shqiptarë drejt përdorimit të këtyre instrumenteve jo vetëm si rrjedhojë e efikasitetit dhe shpejtësisë që ato ofrojnë, por dhe të kostove ndjeshëm më të ulëta që do të aplikohen nga bankat për transfertat elektronike.

Vendimmarrja e rregullimit të komisioneve të aplikuara nga bankat synon balancimin e një sërë objektivash strategjikë të Bankës së Shqipërisë, ku përfshihen nxitja e formalizimit të pagesave në Euro, promovimi i një mënyre më efektive për kryerjen e këtyre pagesave, por njëkohësisht duke i dhënë prioritet pagesave në Lekë, të cilat janë më të lira bazuar në vlerat tavan të vendosura nga Banka e Shqipërisë me qëllim mbështetjen e politikave për deeuroizim të pagesave. Sipas Bankës së Shqipërisë, ulja e komisioneve dhe krijimi i ekonomisë së shkallës është një domosdoshmëri aktuale për tregun shqiptar në kuadër të integrimit në tregjet e Bashkimit Europian.

Në mënyrë të tërthortë, ky projekt shoqërohet me një sërë faktorësh që ndikojnë mirëqenien individuale të klientit, të bankës dhe ekonomisë në tërësi. Për vetë faktin që pagesat procesohen brenda vendit, në rast të një pasaktësie në procesimin e pagesës, zgjidhja e problematikës do të jetë shumë më e lehtë krahasuar me procesimin nëpërmjet bankave korrespondente, si dhe do të rregullohet në tërësinë e saj nga kuadri ligjor e rregullativ prudencial i mbrojtjes së konsumatorit, i krijuar nga ligji “Për shërbimet e pagesave”. Gjithashtu, sipas Bankës së Shqipërisë, ky projekt ka një impakt të gjerë në nivel ekonomik duke përfshirë mbajtjen në ekonominë vendase të komisioneve të konsiderueshme, të cilat përftoheshin nga bankat korrespondente jashtë vendit, si dhe ruajtjen e stabilitetit financiar dhe atij monetar, duke pasur të gjithë mekanizmat e nevojshëm monitorues për sa i përket këtij segmenti të tregut./MONITOR

Etiketa: bshkomisionetransfertavendim

Lajme të lidhura

Faturat e fundvitit rriten, familjet shqiptare detyrohen të kursejnë në ushqime
Aktualitet

Faturat e fundvitit rriten, familjet shqiptare detyrohen të kursejnë në ushqime

16:30 - 26/12/25
Zhdoganimi i automjeteve shtrenjtohet: hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës
Aktualitet

Zhdoganimi i automjeteve shtrenjtohet: hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës

15:20 - 26/12/25
Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)
Aktualitet

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)

09:01 - 26/12/25
Para
Qytetarët e Kosovës protestojnë për shtrenjtimin e energjisë

Qytetarët e Kosovës protestojnë për shtrenjtimin e energjisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta
Breaking Views

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

20:17 - 26/12/25

Kongresi amerikan ka propozuar një projektligj të titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, mbi Shqipërinë dhe vendet e tjera...

Lexo më shumë
SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?

SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?

20:02 - 26/12/25
Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com