Banorët e rrethit të Krujës kanë thënë se të hënën në orën 16:45 minuta do të protestojnë te parlamenti. Ata thanë se të martën në orën 18:00 do të protestojnë në aksin rrugor Thumanë-Kashar.
Banorët kanë nënshkruar edhe një kallëzim. Ata kanë thënë se do të kallëzojnë në SPAK Belinda Ballukun dhe ARRSH-në. Banorët kërkojnë hyrje-dalje në autostradë.
“Ne e kemi tepër të nevojshëm aksesin në autostradë. Pa ketë akses, bizneset tona do të falimentojnë.
Do ta çojmë në SPAK çështjen e mungesës së aksesit në autostradë”, kanë thënë banorët.
gijotina.com/
Discussion about this post