GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banorët e Kuçovës në kufijtë e mbijetesës

10:44 - 24/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët e Kuçovës në kufijtë e mbijetesës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Varfëria është ulur këmbëkryq në qytetin e Kuçovës, ku çdo familje është në kufijtë e mbijetesës. Sikur të mos mjaftonte rritja e çmimit të bukës një muaj më parë, javët e fundit kanë njohur rritje edhe çmimet e produkteve të shportës si dhe çmimet e fruta-perimeve.

Nga një vëzhgim i bërë në shumë lagje të qytetit të Kuçovës, është vënë se banorët marrin edhe ushqime “me listë” në dyqanet ushqimore apo marketet e lagjeve. Me të ardhurat e pakta që kanë, shumica e tyre vetëm me pension apo përkrahje sociale, familjarët kuçovare kanë gjetur një mënyrë për të mbijetuar me veresi, edhe pse gjithmonë të zhytur në borxhe.

Varfëria e tejskajshme po dëmton në këtë mënyrë edhe bizneset që tashmë nuk po nxjerrin dot asnjë fitim nga dyqanet e tyre ushqimore, ku listat e borxheve janë të pafund. Edhe pse tmerrohen nga kamerat, tregtarët nuk ngurojnë të tregojnë jashtë tyre se listat ushqimore që kanë banorët varijojnë nga 20-40 mijë lekë (të reja).Vetë banorët e Kuçovës shprehen se, gjendja e tyre ekonomike është tejet e vështirë dhe se ata e kanë të pamundur të përballojnë jetesën me pensionet, rrogat apo përkrahjen sociale që marrin.

Sipas banorëve, kjo situatë i ka detyruar ata të marrin ushqime me lista sepse-siç shprehen vetë ata-nuk mund ti lënë dot fëmijët pa ngrënë. Banorët pohojnë se çdo gjë është rritur, që nga çmimi i vajit,  vezëve, djathit e perimeve, ndërkohë që “turpi” më i madh-sipas tyre-ishte rritja e çmimit të bukës. Është për të ardhur keq kur dëgjon të flasin për vaktet e tyre ushqimore të përditshme, ndërkohë që kur i pyet nëse e blejnë dot mishin apo jo të gjithë zgurdullojnë sytë, pasi çmimi i mishit ka shkuar 10 mijë lekë për kg.

Etiketa: BanorëtKucovelistambijeteseUshqimet

Lajme të lidhura

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Çmimi i naftës/ Rritet bileta për transportin publik Korçë-Tiranë, qytetarët: E vështirë për t’u përballuar
Aktualitet

Çmimi i naftës/ Rritet bileta për transportin publik Korçë-Tiranë, qytetarët: E vështirë për t’u përballuar

14:10 - 06/04/26
Tuneli i Llogarasë, 100-5,000 lekë për kalim – Caktohen tarifat
Aktualitet

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë

13:48 - 06/04/26
Para
Abuzoi seksualisht me mbesën 7-vjeçare, 28 vite burg për shqiptarin

Abuzoi seksualisht me mbesën 7-vjeçare, 28 vite burg për shqiptarin

TË FUNDIT

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri. Një grua 38-vjeçare E IDENTIFIKUAR SI ZOJA OROSHI...

Lexo më shumë
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com