GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Vlora Hyseni në shërbim të Ergys Agasit”- Bardhi kërkon sqarime nga Rama: Kush mban përgjegjësi nëse…

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vlora Hyseni në shërbim të Ergys Agasit”- Bardhi kërkon sqarime nga Rama: Kush mban përgjegjësi nëse…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar përgjigje nga kryeministri Edi Rama për mënyrën se si është përzgjedhur dhe emëruar drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, tashme e shkarkuar, Vlora Hyseni pas hetimeve nga SPAK.

Bardhi thote se Rama ka folur për dëmin që i shkaktohet shtetit nga veprimi i drejtësisë ndaj një zyrtareje të lartë, por theksoi se nuk ka dhënë përgjigje për përgjegjësinë që lidhet me përzgjedhjen e saj.

Bardhi kërkon gjithashtu sqarime mbi situatën e krijuar në SHISH, duke thene se kush mban pergjegjesi nese jane dekonspiruar operacionet e SHISH.

“Kush e mban përgjegjësinë nëse sot grupet kriminale në vend kanë në duart e tyre informacion mbi rrjetin e informatorëve të SHISH-it në gjithë Shqipërinë? Kush e mban përgjegjësinë nëse operacione të Shërbimit Informativ të Shtetit janë dekonspiruar për llogari të krimit të organizuar? A keni një përgjigje, zoti Kryeministër?

Opozita e ka thënë me zë të lartë se Vlora Hyseni, si shefe e SHISH-it, ishte në shërbim të koordinatorit të krimit Ergys Agasi. E kemi thënë në Kuvend, e kemi thënë në komisionet parlamentare, e kemi thënë në mbledhje e takime, e kemi thënë në studio televizive.“, deklaroi Bardhi.

Pjesë nga deklarata e Bardhit

Edi Rama e konsideroi dëm faktin që drejtësia veproi ndaj një zyrtareje në krye të shtetit, por nuk tha asnjë fjalë për dëmin që përzgjedhja e tij personale i ka shkaktuar sigurisë kombëtare. Asnjë fjalë për vënien e SHISH-it, në shërbim të Ergys Agasit, të krimit të organizuar apo të luftës së brendshme për pushtet.

Kush dhe si u përzgjodh Vlora Hyseni në krye të SHISH-it? A keni një përgjigje, zoti Kryeministër? Nëse përzgjedhja është bërë se paske marrë referenca të shkëlqyera nga shërbimet partnere, që ndër të tjera na the se janë të shastisur nga mënyra sesi ka vepruar drejtësia me këtë rast, na i trego kush janë këta partnerë ndërkombëtarë? Cili është shastisur nga veprimet e SPAK? Cili shtet, cili partner ndërkombëtar, cili shërbim i huaj sekret?

Ti ke shumë të drejtë t’ia lësh përgjegjësinë për këtë akt të paprecedentë të vënies së SHISH në shërbim të krimit të organizuar partnerëve ndërkombëtarë, pa treguar cilët janë ato, sa kohë që partnerët ndërkombëtarë heshtin dhe preferojnë që të jesh ti zëdhënësi i tyre.

Mirëpo, heshtja e tyre ndaj përgjegjësisë që ti dëshiron t’ia faturosh pa adresë, nuk justifikon mungesën e transparencës nga ana jote ndaj shqiptarëve.

Dil dhe tregoju shqiptarëve cili shërbim i huaj, cili partner ndërkombëtar ta sugjerojë Vlora Hysenin me referencë të shkëlqyer dhe kush është shastisur nga veprimet ligjore të SPAK kundër krimeve të saj?

Deri më tani kemi një reagim zyrtar të BE që nuk tregonte shastisje, por mbështetje dhe besim të plotë ndaj punës së SPAK.

Kush u shastis Serbia, Rusia, apo Bjellorusia? Dil tregojua shqiptarëve.

Dil gjithashtu dhe na trego, cfarë u verifikua lidhur me shkarkimin e saj nga pozicionet drejtuese në Shërbimin Informativ të Kosovës, me vendim të Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani? A keni një përgjigje, zoti Kryeministër?

Kush e vuri, Vlora Hysenin në shërbim të Ergys Agasit? A keni një përgjigje, zoti Kryeministër?

Kush e mban përgjegjësinë nëse sot grupet kriminale në vend kanë në duart e tyre informacion mbi rrjetin e informatorëve të SHISH-it në gjithë Shqipërinë?

Kush e mban përgjegjësinë nëse operacione të Shërbimit Informativ të Shtetit janë dekonspiruar për llogari të krimit të organizuar?

A keni një përgjigje, zoti Kryeministër?

Opozita e ka thënë me zë të lartë se Vlora Hyseni, si shefe e SHISH-it, ishte në shërbim të koordinatorit të krimit Ergys Agasi. E kemi thënë në Kuvend, e kemi thënë në komisionet parlamentare, e kemi thënë në mbledhje e takime, e kemi thënë në studio televizive.

Çfarë masash ka marrë Kryeministri për të verifikuar këto akuza të opozitës? A mund të kemi një përgjigje, zoti Kryeministër?

 

 

Etiketa: agasiGazment BardhiKryesore1RamaSHISHVlora Hyseni

Lajme të lidhura

Protesta në Shkodër, pritet edhe pjesëmarrja e tifozëve të Vllaznisën në mbështetje të lëvizjes studentore
Aktualitet

Protesta në Shkodër, pritet edhe pjesëmarrja e tifozëve të Vllaznisën në mbështetje të lëvizjes studentore

11:27 - 17/10/26
“Rama jep dorëheqjen!”/ Nis marshimi i studentëve të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës
Aktualitet

“Rama jep dorëheqjen!”/ Nis marshimi i studentëve të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

11:19 - 17/10/26
“Jemi në krah të studentëve”, Princ Leka: Dhuna dhe intimidimi nga policia janë të papranueshme! Të dëgjohet zëri i të rinjve
Aktualitet

“Jemi në krah të studentëve”, Princ Leka: Dhuna dhe intimidimi nga policia janë të papranueshme! Të dëgjohet zëri i të rinjve

11:05 - 17/10/26
Para
Mashtrim me 100 mijë euro, arrestohen në flagrancë dy të rinj

Mashtrim me 100 mijë euro, arrestohen në flagrancë dy të rinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Shkodër, pritet edhe pjesëmarrja e tifozëve të Vllaznisën në mbështetje të lëvizjes studentore
Aktualitet

Protesta në Shkodër, pritet edhe pjesëmarrja e tifozëve të Vllaznisën në mbështetje të lëvizjes studentore

11:27 - 17/10/26

Protesta studentore në Shkodër pritet të vijojnë edhe këtë të shtunë, pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë. Ditën...

Lexo më shumë
“Rama jep dorëheqjen!”/ Nis marshimi i studentëve të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

“Rama jep dorëheqjen!”/ Nis marshimi i studentëve të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

11:19 - 17/10/26
“Jemi në krah të studentëve”, Princ Leka: Dhuna dhe intimidimi nga policia janë të papranueshme! Të dëgjohet zëri i të rinjve

“Jemi në krah të studentëve”, Princ Leka: Dhuna dhe intimidimi nga policia janë të papranueshme! Të dëgjohet zëri i të rinjve

11:05 - 17/10/26
Vlonjatët dalin në protestë! Qytetarët përleshen me policinë, kërkojnë anulimin e projektit për muzeun hebraik

Vlonjatët dalin në protestë! Qytetarët përleshen me policinë, kërkojnë anulimin e projektit për muzeun hebraik

10:50 - 17/10/26
Vetoja që rrezikon integrimin e Shqipërisë/ DW: Vendet anëtare po bllokojnë gjithnjë e më shumë zgjerimin

Vetoja që rrezikon integrimin e Shqipërisë/ DW: Vendet anëtare po bllokojnë gjithnjë e më shumë zgjerimin

10:35 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com