GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Basha: Kjo nuk është krizë energjetike, por e korrupsionit dhe keqmenaxhimit

14:01 - 08/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Kjo nuk është krizë energjetike, por e korrupsionit dhe keqmenaxhimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një konferencë për mediat kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku shpalli krizën energjetike. Basha tha se ajo që prezanton Rama nuk është krizë energjetike, por korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Nga ana tjetër, Basha ka hedh akuza ndaj Ramës se po blenë energjinë elektrike me çmim 10 herë më shtrenjtë se sa çmimi në bursë. Basha tha se për të njëjtën sasi energjie duhej të paguheshin 29 mln euro, por në fakt, sipas tij, janë paguar 39 mln euro.

“Kur tellalli i të keqes doli për të nxitur frikë dhe ankth, qëllimi i tij i vërtetë është krijimi i kushteve të presionit për atë që ai planifikon të bëjë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sot e patë se si përdridhej para gazetarëve, si një avokat i klientëve me të cilëve po ndante Shqipërinë si plaçkë. Nuk ka asnjë të përbashkët mes asaj që ndodh në Evropë e krizës së përkohshme në Shqipëri. Ne jemi mësuar tashmë për t’i qarë hallin G7-s për t’i krahasuar vendet më të fuqishme me vendin më të varfër të Evropës. Për t’ju gënjyer dhe për të bërë të duket sikur rritja e çmimeve qenka e pashmangshme, në fakt nuk është kështu, kjo nuk është një krizë energjitike, kjo ëhstë krizë korrupsioni me shkak e me plan“, tha Basha.

Kreu i opozitës tha se vetëm për rryshfet shqiptarët paguajnë rreth 500 milionë euro në vit, dhe renditemi të dytët në botë, ku na e kalon vetëm një shtet si Zambia.
Kryedemokrati theksoi se përgjegjësi i vetëm i gjendjes së keqe ekonomike në Shqipërisë është kryeministri Rama dhe se me vendimet e tij të gabuara kriminale kërkon të merret me batuta, vetëm për të larguar vëmendjen nga situata në të cilën ndodhet vendi.

“I keni parë bilancet se si në verë shesin energji elektrike dhe pak muaj më vonë e blejnë me 3 ose 4-fishin e çmimit duke shpërdoruar taksat që ua mbledhin kacidhe më kacidhe shqiptarëve. OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion, militantë partie që nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve. Mjaftojnë raportimet e fundit në media për t’i çjerrë maskën atyre ku shihet se çmimi i blerjes së energjisë është shumë më i lartë se çmimi në bursa. Për tre tenderat e fundit është 10 milionë euro boshllëk, mes çmimit të tregut dhe atij që paguajnë këta kur e blejnë energjinë. Duhet të paguheshin 29 mln euro dhe janë paguar 39. Në fakt nuk duheshin bërë fare ato tendera, nuk duhej blerë ajo energji elektrike në këto kohë nëse nuk do ishte shitur për dy aspra energjia elektrike ne verë‘, tha më tej Basha.

Etiketa: PDPolitike

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
Para
Kualifikueset e Botërorit, Uzuni: Ta shohim çdo kundërshtar si të barabartë

Uzuni jep intervistë për mediat hungareze: Nuk bëhet shaka me kombëtaret

TË FUNDIT

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë
Breaking Views

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

Seria historike e Bodo/Glimt në Ligën e Kampionëve u ndërpre nga skuadra e Sportingut, e cila luftoi shkëlqyeshëm nga një...

Lexo më shumë
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com