GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha mesazh demokratëve: Rama më do jashtë gare

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha mesazh demokratëve: Rama më do jashtë gare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha u tha demokratëve në Mirditë se nuk duhet të lejojnë që rezultati i shtrembëruar i 25 prillit, të krijojë përçarje brenda partisë. Basha tha se Rama e do jashtë kësaj beteje duke shtuar se shqiptarët nuk duhet të harrojnë që ka 2021 por ka edhe përgjigje të vendosur duke hequr paralelizma me zgjedhjet e vitit 1991 që u përsëritën një vit më vonë duke sjellë fitoren e demokratëve.

“Shpreh mirënjohje për të gjithë demokratët e Mirditës për rolin e tyre të patjetërsueshëm dhe rezultatin e 25 prillit. Masakra e 25 prillit nisi që nga 5 qershori. Organet e kapura të KQZ. Pa diskutim që këtë garë ne u futëm pa iluzione se do ishte një garë e pabarabartë. Në fakt siç e kemi thënë, roli ynë në atë tavolinë ishte për të bërë pjesën tonë sa I takon pikave për integrimin e Shqipërisë. Asgjë me Edi Ramën nuk mund të sillte një garë të pabarabartë. Ne vumë programin dhe idetë tona.

Kemi qenë bashkë derë më derë, pranë fermerit dhe të papunit. Ne u futëm në këtë betejë të parabartë me bindjen që nuk po e bënim për veten tonë. Kjo bindje rrezatohej cep më cep të Shqipërisë. 25 Prilli është një masakër përmasat e të cilës vetëm sa vazhdojnë dhe zbulohen. Sakrifica juaj e ka shenjuar faktin që përpos kësaj masakre zgjedhore ne ia dolëm të rriteshim. Kjo është sfida më e madhe në këto 30 vite. Në këtë sfidë futemi më të mëdhenj se u nisëm. Më të mëdhenj në numra dhe më të lartë në moral. Një javë pas ky proces I brendshëm ka nisur. Zjarri duhet mbajtur ndezur.

Ushtria që i priu shpresës për ndryshim nuk ka luksin të përçahet. Misioni që kemi përsipër është i të gjithë shqiptarëve. Ne jemi e vetmja garanci për rrugëdalje. Me këtë vetëdije vij sot këtu me një kërkesë të qartë dhe duke ju parë sy më sy, ta vazhdojmë betejën deri në fund. Betejën që nuk bëhet për karriget tona por për demokracinë dhe fatet e shqiptarëve. Ta vazhdojmë një orë e më parë pa i dhënë asnjë minutë pushim regjimit Rama-Doshi. Në këtë proces ku jemi futur reflektojmë vlerat me të cilat u futëm në fushatë. Të mos harrojmë se betejën e vërtetë e kemi me Edi Ramën dhe regjimin e tij.

Edi Rama ndodhet përballë një force politike që nuk arriti ta gjunjëzojë por ka dalë më e fortë dhe tashmë është më e rrezikshme për regjimin e tij. Edhe votuesit e PS prisnin ndryshimin dhe largimin e Edi Ramës. Ka përballë një kundërshtar që ka dalë i fortë dhe i zemëruar. Një zemërim që shihet në sytë e shqiptarëve. Kërkoj ndihmën tuaj për të kaluar personale., Kërkohet vetëdijësim për të mos i rënë me shqelm shpresës së shqiptarëve. Mos të harrojmë detyrën tonë karshi PD-së dhe shqiptarëve. Nevojën për të dalë më të bashkuar. Unë kam një kërkesë ndaj jush që këtë garë të brendshme që e bëjmë. Rama më do jashtë kësaj beteje. Ka 2021 por ka edhe përgjigje të vendosur. Sepse ky vend e di që ka 1991 por ka edhe 1992”, tha Basha.

Lajme të lidhura

Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë
Aktualitet

Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

15:09 - 26/05/26
“Zgjedhjet ishin farsë e shëmtuar“, Salianji publikon shifrat: Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë
Aktualitet

“Zgjedhjet ishin farsë e shëmtuar“, Salianji publikon shifrat: Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë

13:19 - 26/05/26
“Rama i lëpihet Gysit”/ Berisha sulmon kryeministrin: Dekoroi babanë e Ergysit për t’i mbyllur gojën  Agasit Junior
Aktualitet

“Rama i lëpihet Gysit”/ Berisha sulmon kryeministrin: Dekoroi babanë e Ergysit për t’i mbyllur gojën Agasit Junior

13:05 - 26/05/26
Para
Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë

Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë

TË FUNDIT

SPAK dhe Antimafia e Barit godasin grupin e Igli Kamberit, i dënuar për atentat ndaj politikanit italian
Aktualitet

SPAK dhe Antimafia e Barit godasin grupin e Igli Kamberit, i dënuar për atentat ndaj politikanit italian

18:36 - 26/05/26

Igli Kamberi, i konsideruar si drejtues i një grupi kriminal të goditur nga SPAK në bashkëpunim me Antimafian e Barit,...

Lexo më shumë
E drejta e gjuhës shqipe/ Të rinjtë marshojnë drejt Ambasadës maqedonase, në mbështetje të studentëve në RMV

E drejta e gjuhës shqipe/ Të rinjtë marshojnë drejt Ambasadës maqedonase, në mbështetje të studentëve në RMV

18:04 - 26/05/26
Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

16:44 - 26/05/26
Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima

Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima

15:29 - 26/05/26
Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

15:09 - 26/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com