GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha thirrje nga Lezha: Të gjithë duhet të dalim të votojmë numrin 9

11:47 - 23/04/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha thirrje nga Lezha: Të gjithë duhet të dalim të votojmë numrin 9
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp


Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Lezhë për të mbyllur fushatën elektorale në këtë qark 11 orë para nisjes së heshtjes zgjedhore. Basha deklaroi nga Lezha e “Besëlidhjes së Kastriotit” se sot jemi të gjithë bashkë të vendosur për ndryshimin dhe se do jetë fitorja më e thellë.

Ai tha se orët e së keqes po numërohen mbrapsht dhe ora për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve po afron.

Premtimi që bëri kreu i PD nga Lezha, ishte heqja e moratoriumit të gjuetisë, për të cilin tha se është bërë monopol ndërsa do iu kthehet lezhjanëve sipas parimeve europiane.

Basha i bëri thirrje dhe administratës publike të çlirohet skllavëria duke votuar Partinë Demokratike.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra lezhjanë, mirë se ju gjej rini e Lezhës, nëna dhe baballarë. Mirë se ju gjej në qytetin e Besëlidhjes së Kastriotit ku princat shqiptarë u bashkuan dhe përmes bashkimit i dhanë fuqi, lavdi dhe fitore Arbërisë. E nuk e lanë të fiket vatrën e shqiptarisë. Ja ku jemi prapë sot, stërnipër të atyre princave, bashkë për ndryshim, të vendosur me zemrat plot besim se fitorja që po vjen do të jetë fitorja më e thellë, më e bukur, më e madhe, fitorja e çdo lezhjani, çdo lezhjaneje, fitorja e të gjithë shqiptarëve.


8 vite nëpërkëmbje, vuajtje dhe mjerim, 8 vite padrejtësi, shpunësim dhe emigracion, këto janë veprat e vetme të atij që për 8 vite nuk mbajti një premtim, që nuk dha asgjë, por vetëm mori nga Lezha dhe mbarë Shqipëria. Orët e së keqes po numërohen mbrapsht, ora për t’ia kthyer Lezhën lezhjanëve po vjen. Ora për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve po afron dhe kjo do të ndodhë me votën tuaj masive ditën e diel, 25 prillin e ndryshimit duke votuar numrin 9. Për Lezhën, për prindërit tanë, për fëmijët e Lezhës, për zhvillimin, sipërmarrjen, peshkatarët, për t’i dhënë fund monopoleve që kanë pasuruar një grup njerëzisht. Për t’i dhënë fund masave si moratoriumi korruptiv për gjuetinë. Monopol i pushtetarëve. Do ta anulojmë dhe do t’ua kthejmë shqiptarëve, në përputhje me parimet europiane. Do t’iu kthejmë lezhjanëve, kurbinasve dhe mirditorëve krenarinë që iu takon.

Sot i ka të gjitha mundësitë të jetë Lezha e Shqipërisë, Lezha e Kosovës, Lezha e Ballkanit, Lezha e Europës. Sepse nga Lezha ka nisur një histori e madhe, një histori e pathyeshme, e cila shndrit edhe sot 6 shekuj më vonë. Ne jemi stërnipër të Kastriotit, ne jemi shqiptarët, ne jemi populli të cilit i takon ky vend dhe ky vend nga Shëngjini në Velipojë, nga Shkodra në Sarandë, nga Durrësi në Konispol, nuk është i Edi Ramës, është vendi jonë. Kjo është Lezha juaj dhe e juaja do kthehet më 25 prill”, tha Basha.

Lajme të lidhura

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Para
Presidentja Vjosa Osmani: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë e Kosovës

TË FUNDIT

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com