GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bashkëpunoi me Tahirin/ Ish-drejtori i Policisë Vlorë bën lëvizjen kundër vendimit të gjykatës

10:19 - 21/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkëpunoi me Tahirin/ Ish-drejtori i Policisë Vlorë bën lëvizjen kundër vendimit të gjykatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ka dërguar ditën e sotme në Gjykatën e Lartë një rekurs, ku kërkon ndryshimin e vendimit për arrest. Ai nuk pranon vendimin e dhënë ndaj tij 2 muaj më parë, ku dënua me 3.4 vite burg dhe po kryen dënimin në Fier, sëbashku me Saimir Tahirin.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 21.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 74, datë 21.04.2022, paraqitur nga i pandehuri J.Ç., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në nëntor 2017 prokuroria e akuzoi Çelën se në bashkëpunim me Ministrin Tahiri ndihmonin bandën e Habilajve për të trafikuar drogë. Prokurorë të çështjes asokohe ishin Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentian Osmani. Në deklaratën e tij Çela thekson se është i pafajshëm teksa këmbëngul se nuk i njeh anëtarët e bandës së Habilajve. Ai shprehet se në dosjet e çështjes emri i tij nuk përmendet në asnjë përgjim apo komunikim mes të dyshuarve

.Ndaj tij u ngritën akuzat për shpërdorim detyre, trafik droge, aktivitet dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal, por Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre. Asaj kohe ai u arratis dhe i vetëdorëzua në fund të 2020. Ndërsa tashmë është vendosur që të kryej dënimin sëbashku me Saimir Tahirin.

Etiketa: ankesearretsdenimGjykata e LarteJaeld CelakorupsuiinKryesore1rekursSaimir Tahiritrafik droge

Lajme të lidhura

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Para
Berisha e injoroi/ Alibeaj: U fut me dhunë, të largohet si Basha

Alibeaj pranon takimin me Ballën për Presidentin: T’i grisim fasadën Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com