GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Bashkia e Lushnjës një skenë krimi në vazhdim”, Bardhi: Kandidatja e PS-së është e kallëzuar në SPAK

18:22 - 02/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kullat në selinë e PD, Bardhi i kërkon informacion Bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një postim në facebook, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas takimit elektoral që zhvilloi kryeministri Edi Rama me të rinjtë në Lushnje. Bardhi thotë se Rama ka dalë në krah të ekipit të korrupsionit në Lushnje. Sipas tij, kandidatja e PS-së për Lushnjen, është vetë e kallëzuar në SPAK për abuzime me detyrën.

“Edi Rama ishte sot në Lushnje, por nuk kërkoi ndjese për shndërrimin e Bashkisë në skenë krimi. Ai nuk u distancua nga korrupsioni dhe vjedhja në Bashkinë Lushnjë dhe u paraqiti sot qytetarëve të Lushnjes të njëjtën alternativë, anëtaren e të njëjtit ekip, që prej 15 vitesh mban peng Bashkinë e Lushnjes. Lushnja ka zgjedhje të parakohshme në 6 Mars për shkak se Edi Rama abuzoi me besimin e lushnjarëve dhe se i gjithë zinxhiri drejtues i Bashkisë dhe Partisë Socialiste Dega Lushnje është sot në burg. Eriselda Sefa, kandidatja e Edi Ramës në Lushnje, është vetë e kallëzuar në SPAK për abuzime me detyrën dhe besimin e qytetarëve” – tha Bardhi.

Bardhi gjithashtu shkruan se në vend që të vijë vërdallë në Lushnjë dhe të tregojë barcoleta, Edi Rama dhe kandidatja e tij në Lushnjë duhet t’u kërkonte ndjesë qytetarëve lushnjarë për vjedhjen dhe korrupsionin prej 15 vitesh në Bashkinë Lushnje.

“Në vend që të vijë vërdallë në Lushnjë dhe të tregojë barcoleta, Edi Rama dhe kandidatja e tij në Lushnjë duhet t’u kërkonte ndjesë qytetarëve lushnjarë për vjedhjen dhe korrupsionin prej 15 vitesh në Bashkinë Lushnje.  Ndjesa e munguar për lushnjarët është shenjë e qartë e arrogancës, mosmirënjohjes dhe sjelljes si pushtues me bashkëqytetarët e tyre. Lushnjarët nuk janë pronë e askujt, ndërsa Lushnja është pronë e qytetarëve të saj. Qytetarët e Lushnjës në 6 Mars kanë shansin të heqin shiritin skenë krimi nga Bashkia Lushnjë dhe t’u kthejnë bashkinë qytetarëve. Eriselda Sefa nuk është alternativë e re për qytetarët. Ajo është vazhdim i të njëjtit grupim, që kërkon ta mbajë Bashkinë Lushnjë skenë krimi edhe për më gjatë” – është shprehur Bardhi.

Etiketa: Bashkia LushnjeGazmend BardhikalleyuarkandidatjaKrimPSSpak

Lajme të lidhura

Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro
Breaking Views

Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro

20:23 - 27/03/26
Mungon Rama, Nancy VanHorn mbledh ministrat dhe u jep porositë e Trump
Breaking Views

Mungon Rama, Nancy VanHorn mbledh ministrat dhe u jep porositë e Trump

18:20 - 27/03/26
Berisha: Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës
Aktualitet

Berisha: Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës

15:28 - 27/03/26
Para
Të fluturosh apo të rrëzohesh?! 5 sinjalet ëndrrave që nuk duhet t’i injoroni

Të fluturosh apo të rrëzohesh?! 5 sinjalet ëndrrave që nuk duhet t’i injoroni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Goditje në renditje: Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje
Breaking Views

Goditje në renditje: Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje

20:34 - 27/03/26

Ndeshjet gjysmëfinale të playoffit të zhvilluara këtë të enjte kanë sjellë ndryshime në klasifikimin e FIFA, ndryshime që kanë prekur...

Lexo më shumë
Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro

Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro

20:23 - 27/03/26
Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë

Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë

20:08 - 27/03/26
Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital

Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital

19:44 - 27/03/26
Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak

Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak

18:20 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com