GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bashkia iu injoroi 2 protesta/ Banorët e Vaut të Dejës, kallëzim në SPAK: Marrin naftë ata që jetojnë jashtë

12:17 - 26/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkia iu injoroi 2 protesta/ Banorët e Vaut të Dejës, kallëzim në SPAK: Marrin naftë ata që jetojnë jashtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa qeveria mburret me  projektin për subvencionimin e naftës për fermerët, realiteti tregon krejt të kundërtën. Kanë qenë të shumta rastet kur fermerë kanë denoncuar se si vendorët iu japin naftë falas vetëm disa persona, që janë miqtë e tyre. Të njëjtin shqetësim kanë dhe fermerët e Bashkisë Vau i Dejës, të cilët kanë dorëzuar një kallëzim në prokurorinë e Shkodrës për subvencionimin e naftës. Kallëzimi është bërë ndaj Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Bashkisë Vau i Dejës. Ata shprehen se bashkia fut në listën e atyre që përfitojnë naftë persona që jetojnë jashtë shtetit dhe lë pa subvencion fermerët që kanë vërtet nevojë.

“Bashkia Vau i Dejës ka abuzuar me të drejtën e dhënies së naftës. Në listat e përfituesve janë punonjës të bashkisë. Ka fermerë që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe përfitojnë naftën. I bëjmë thirrje prokurorisë të kryejë hetim të plotë. Do shkojmë deri në SPAK”, shprehen ata. Nga ana e saj bashkia nuk ka bërë asnjë reagim.

Duke qenë se nuk morën as sot një përgjigje ata kanë kallëzuar institucionet përgjegjëse  për shkeljet e kryera, lidhur me mënyrën e administrimit të Fondit dhe procesit të përzgjedhjes së aplikuesve që duhet të përfitonin nga Skema Kombëtare për vitin 2022. “Pas dy protestave radhazi nga fermeret e Bashkisë Vau Dejës,  lidhur me abuzimin e subvencionit në shpërndarjen e karburantit, si edhe duke mos patur as edhe një reagim nga ana e institucioneve përgjegjësve, për të frenuar kete vjedhje në mënyrë të hapur, jemi drejtur sot Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për kallëzim të institucioneve përgjegjës  për shkeljet e kryera, lidhur me mënyrën e administrimit të Fondit dhe procesit të përzgjedhjes së aplikuesve që duhet të përfitonin nga Skema Kombëtare për vitin 2022. Shkeljet e kryera nga institucionet përgjegjëse janë si më poshtë:

1.Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural nuk ka publikuar në faqen zyrtare të ëeb sitit te saj, listën pjesore dhe atë përfundimtare të përfituesve, siç parashikon UDHËZIM Nr. 1, datë 11.2.2022.

2.Bashkia Vau Dejës ka abuzuar me të drejtën që i është dhënë, sipas pikës 12, Kreu III – APLIKIMI PËR NAFTË PËR BUJQËSINË, UDHËZIM Nr. 1, datë 11.2.2022, në lëshimin e kontratave për qiramarrje, të cilat kanë qenë fiktive dhe të falsifikuara, me qëllim abuzimin me fondet publike;

3.Në listat e Përfituesve, rezulton se janë shpallur përfitues punonjës të Administratës së Drejtorisë së Bujqësisë dhe Bashkisë Vau Dejës, pjesëtarë të familjeve të tyre, si dhe të afërm të tyre, që nuk plotësojnë as edhe një kriter për të qenë fitues, pasi nuk kanë tokë të punuar.

 

4.Në listat e Përfituesve ka fermer që nuk banojnë në Bashkinë Vau Dejës me vite të tëra, madje ka dhe nga ato “fermer” që janë përfitues që jetojnë edhe jashtë Shqipërisë.

 

5.Në listat e Përfituesve ka anëtar të së njëjtës familje, të cilët kanë përfituar naftë 2 herë për të njëjtat sipërfaqe të tokës, duke abuzuar në bashkëpunim me Bashkinë Vau Dejës me anë të kontratatave fiktive të qiramarrjes, të nënshkruara nga Bashkia Vau Dejës.

 

6.Ka më shumë se një përfitues për të njëjtën sipërfaqe të tokës, duke shpallur dy përfitues të ndryshëm për të njëjtën pronë, herën e parë është vetë fermeri, dhe hera e dytë është abuzim për t’ia dhënë dikujt tjetër.

 

7.Ndryshe nga sa parashikon Udhëzimi, dyshojmë se nuk është bërë kontrolli faktik në terren me qëllimin për të verifikuar përputhshmërinë e vetëdeklarimit me situatën reale në terren, si dhe nuk është publikuar lista e subjekteve të skualifikuara, siç parashikon UDHËZIM Nr. 1, datë 11.2.2022”, thuhet në njoftimin e tyre. Ndërsa tregohen të vendosur që këtë çështje nuk do ta lënë me kaq.

 

Etiketa: banoret e Vaut te DejesFermerëKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Aksident i trefishtë në Lezhë, disa të lënduar

Aksident i trefishtë në Lezhë, disa të lënduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com