GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bashkitë lënë në mëshirë të fatit pronat shtetërore, KLSH zbulon abuzimet

12:06 - 18/08/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkitë lënë në mëshirë të fatit pronat shtetërore, KLSH zbulon abuzimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy bashki të audituara së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë gjetur me problematika sa i takon qiradhënies së pasurisë së tyre tek të tretë duke krijuar detyrime të prapambetura ndërkohë që është konstatuar mos regjistrim i aseteve.

Konkretisht auditimi është ndalur në Bashkinë Fier dhe në atë të Kuçovës ku për secilën prej tyre gjetjet janë të ndryshme. Konkretisht për Bashkinë e Fierit KLSH konstaton se nuk është bërë regjistrim i pronave sipas Vendimit që përcakton inventarizimin.

Nga auditimi i kryer në Bashkinë Fier, rezulton se nuk është kryer regjistrimi i pronave sipas VKM-së, nr.500 datë 14.8.2001 “Për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore dhe transferimin e pronave në Njësitë e Qeverisjes Vendore”, të pikave 9,10,11dhe 22, sipas Ligjit nr 8744 datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, si dhe Vkm 433/2006, por është regjistruar dhe pajisura me certifikatë pronësie, një numër i vogël i pronave.

Rezulton se për pasurit e regjistruar pranë ASHK-së, nga ana e drejtorisë së financës nuk janë hartuar regjistrat kontabël, për asetet që ka në administrim Bashkia Fier” thuhet në auditim.

Për këtë KLSH ka kërkuar që nga bashkia të merren masa për marrjen e informacionit të saktë ,për regjistrimin e pronave si dhe për të hapur regjistra kontabël për çdo aset që bashkia ka të inventarizuara. Të ardhurat e munguara nga qiradhënia e tokës nga kjo bashki mbetet në një vlerë të ulët.

Ndërkohë Bashkia e Kuçovës duket se e ka më të theksuar problematikën e qiradhënies së tokës pasi detyrimet e prapambetura janë rritur.

“Nga auditimi i kontratave të qiradhënies së pasurive të paluajtshme të Bashkisë Kuçovë me palët e treta, konkretisht të respektimit të detyrimeve ligjore për përllogaritjen dhe pagesën e qirasë (për vitin 2022), përllogaritjen e kamat-vonesave, si dhe marrjen e masave për arkëtimin e këtyre detyrimeve, u konstatua se në vitin 2022, janë krijuar 84 subjekte debitorë për vlerën 965,162 lekë, si dhe progresivisht në fund të vitit 2022 janë 116 subjekte për vlerën 21,717,246 lekë, të cilat përbëjnë të ardhura të pa arkëtuara për buxhetin e Bashkisë Kuçovë” thuhet në auditim.

I njëjti nënvizon se kontratat nuk janë të rishikuara sipas formatit që përcakton kuadri i ri ligjor. Nga bashkia është kërkuar që të merren masa për arkëtimin e detyrimit të prapambetur si dhe ndryshimin e përmbajtjes së kontratës duke përfshirë edhe kamatvonesat.

Etiketa: BashkiFierkucovPronaqiradhënieshkelje

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Nuk ja ndjen për SPAK, Rjepaj dhe Rrapaj ‘të qeshur’ para gjyqit

Nuk ja ndjen për SPAK, Rjepaj dhe Rrapaj ‘të qeshur’ para gjyqit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com